• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

U shua aristokrati i fundit i komedisë shqiptare

09/11/2020
U shua aristokrati i fundit i komedisë shqiptare

Nga Ilir Yzeiri

Koço Devole ishte aristokrati i fundit i komedisë shqiptare në të gjithë kuptimin e kësaj fjale. Ai ishte talent i lindur. Zotëronte në shkallën më të lartë cilësitë e një aktori të madh komedie. Kishte plastikën, mimikën, zërin dhe aftësinë për t’u transformuar e futur në çdo rol me një lehtësi të jashtëzakonshme.

Koço Devole mbylli ciklin e artistëve të komedisë që erdhën nga skena e estradës së Teatrit dhe varietesë dhe pas tij nisi të zhvillohet në vendin tonë kabareja, humori i shpejtë i batutës që ka përmbytur edhe sot ekranet tona. Me emrin e tij lidhet jo vetëm arti i interpretimit, por ai, bashkë me Pëllumb Kullën, njihen si mjeshtërit edhe të realizimit të hartimit dhe vënies në skenë të komedive, skeçeve pa fund në Estradën e Tiranës e Fierit apo atyre në Televizionin shqiptar.

Koço Devole u bë i dashur për publikun atëhere kur me elegancën e tij dhe me humorin brilant përcolli ditët e fundit të diktaturës. Pastaj, askush më bukur sesa ai nuk i paraqiti plagët e reja që po hapte tranzicioni.

Pjesët e tij për skemat piramidale, alegoritë dhe satirat për parlamentin e ri shqiptar apo për partitë e reja, cikli i pjesëve që parodizonin diktatorin me personazhin e famshmë të Sillos apo Nafijes e deri te karikaturat e zengjinit të ri që e nis karrierën me makina luksoze e femra dhe përfundoin duke shitur banane kanës hyrë në memorien kolektive si pjesë e kulturës më të mirë shqiptare.

Në të gjitha rolet që realizoi dhe në të gjitha pjesët që shkroi, ai asnjëherë nuk e ndërtoi humorin me sforcime banale. Ai zotëronte në mënyrë të përsosur artin e komedisë dramatike dhe personazhet e tij realizoheshin përmes veprimit dhe tekstit, të cilin ai e ndërtonte vetë që më parë.

Koço Devole ishte një aristokrat i skenës shqiptare sepse asnjë tjetër si ai nuk arriti të ndërtojë aq shumë karaktere pa rënë asnjëherë në vulgaritet. Reth tij, aktorë të tjerë të mëdhenj si Cekja apo Agron Llakaj merrnin shkëlqimin e merituar dhe koha kur të gjithë këta aktorë ndërtonin humorin shqiptar ka mbetur si një nga periudhat e më të mira dhe të paarritshme të komedisë shqiptare.

Koço Devole ishte aristokrat edhe në jetë. Askush nuk e mori vesh ndonjëhere se si jetonte ky njeri, çfarë problemesh kishte, çfarë shqetësimesh. Ai ishte shumë dinjitoz e krenar dhe iku nga kjo botë pa na treguar asnjë nga mendimet e tij për veten apo edhe për të tjerët. Filip Çakuli, miku i tij i ngushtë dhe njeriu që e mbajti afër atëhere kur ai nuk kishte një punë fikse, mund të tregojë më mirë se unë se çfarë vlerash kishte ky artist i madh, ky aristokrat i komedisë shqiptare.

Të jesh i sigurtë Koço se krijimet e tua dhe rolet që ke lënë nuk do të na ndahen kurrë. Unë, edhe pa ikur ti nga kjo botë, gjithnjë iu kthehesha atyre, por si unë edhe shumë të tjerë. Me ty do të ndodhë si me ata që futen aq shumë në jetën tonë sa vjen një ditë dhe harrojmë që ata nuk janë më.

Lamtumirë, miku im !

Related Posts

Turpi ynë shtetëror… Polakët përdhosën Skënderbeun, shqiptarët burgosin shqiptarët
Blog

Turpi ynë shtetëror… Polakët përdhosën Skënderbeun, shqiptarët burgosin shqiptarët

30/08/2025
Skandalet/ Qeveria ka gati shkrirjen e AKU-së
Blog

Qytetarët e duan AKU-në në terren, jo në banka provimi !

29/08/2025
E vërteta që rrëzon mitin, teksa propaganda britanike vijon kundër shqiptarëve
Blog

E vërteta që rrëzon mitin, teksa propaganda britanike vijon kundër shqiptarëve

29/08/2025
Edi Rama rrëfen ditën kur e goditën me levë
Blog

Qeveria “Rama 4”, do të bëhet me “ish-demokratë”?

27/08/2025
Gazetari italian: Shqipëria turistike, një mit që duhet rrëzuar!
Blog

Gazetari italian: Shqipëria turistike, një mit që duhet rrëzuar!

26/08/2025
Edi Rama rrëfen ditën kur e goditën me levë
Blog

Ministrat e rinj? Mandati i katërt i Ramës s’është për socialistët, është për Europën

25/08/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Si është gjendja e saj? Bella Hadid poston foto alarmante nga shtrati i spitalit

Si është gjendja e saj? Bella Hadid poston foto alarmante nga shtrati i spitalit

18/09/2025
VIDEO/ Bayern i tregon forcën Chelseat në Champions, një gol në fund nderon Liverpool, fitojnë Inter e PSG

VIDEO/ Bayern i tregon forcën Chelseat në Champions, një gol në fund nderon Liverpool, fitojnë Inter e PSG

17/09/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al