• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

U kap në Kakavijë, ekstradohet në Greqi killeri ukrainas me pagesë (Detajet)

19/10/2019
Kakavijë, arrestohet një person i shpallur në kërkim

Ekstradohet në Greqi një ukrainas i akuzuar për vrasje, i cili fshihej në Shqipëri. Shtetasi Maryan Yatsula, 28 vjeç ishte në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet për një vrasje të ndodhur më 25 prill të vitit 2018 në Athinë, ku dyshohet se në bashkëpunim me një mikun e tij, ai ka vrarë me thikë 23-vjeçarin shqiptar, Mihal Kapurani.

Ai është arrestuar më 5 mars 2019, në Kakavije pasi udhëtonte me letra false polake. Kur oficerët e Policisë kërkuan të bënin verifikime shtesë, 28-vjeçari Maryan Yatsula (Vladimir Jacula ) jo vetëm i kundërshtoi, por tentoi që edhe të largohej me vrap.

Nga verifikimi në vijën e dytë u zbulua se Jatsula përdorte një dokument të falsifikuar si grek, me emrin Dimitrios Kantzelis. Nga shenjat e gishtave, u zbulua që ukrainasi ishte në kërkim për vrasjen e një shqiptari në Athinë dhe mënjëherë u arrestua nga Policia Shqiptare.

Por Yatsula dyshohet si vrasës me pagesë edhe në Shqipëri. Policia e verifikoi 28-vjeçarin, pasi ai mund të ketë kryer vrasje edhe në vendin tonë. Policia nuk thotë konkretisht për çfarë ngjarje bëhet fjalë, por ka dyshime që Jatsula të jetë i përfshië në vrasje të pazbardhura në Shqipëri. Gjithashtu, rezulton se ukrainasi ka hyrë disa herë në Shqipëri me identitet të rremë.

Njoftimi i plotë:

Interpol Tirana

Ekstradohet drejt Greqisë një shtetas ukrainas, i kërkuar nga drejtësia greke, i dyshuar për vrasje

Nga specialistët e Interpol Tirana u bë ekstradimi, nga vendi jonë drejt Greqisë, i shtetasit ukrainas, M. Y, 28 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore greke më datë 29.10.2018, kanë lëshuar urdhër-arresti ndaj këtij shtetasi i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja” dhe “Armëmbajtja pa leje”, të parashikuara nga Kodi Penal grek.

Më dt 25.04.2018, rreth orës 22:15, në sheshin “Exharcia”, Athinë, dyshohet se shtetasi ukrainas M. Y. në bashkëpunim me një shtetas tjetër ka ka sulmuar një shtetas me një shufër hekuri dhe më pas e ka goditur 6 herë me thikë duke i shkaktuar vdekjen.

Ky shtetas më datë 05.03.2019 është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare të Kakavijes dhe në momentin e kapjes ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë por është neutralizuar dhe prangosur.

Shtetasi M.Y, udhëtonte në drejtim të Greqisë me kartë identiteti, pasaportë dhe patentë, të falsifikuara. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina, u bë i mundur ekstradimit i tij drejt Greqisë.

Fjalë Kyce: greqiakakavijeMaryan Yatsulashtetasi ukrainas
Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIRO" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Emrat që ikin e vijnë nga lista e PS në 7 qarqe
Kryesore

Emrat që ikin e vijnë nga lista e PS në 7 qarqe

08/03/2021
Lista e Jozefina Topallit, ja kush janë 6 kandidatët për qarkun Gjirokastër
Kryesore

Lista e Jozefina Topallit, ja kush janë 6 kandidatët për qarkun Gjirokastër

08/03/2021
60 punët e Edi Ramës, që Lulzim Basha nuk do t’i shohë!
Blog

60 punët e Edi Ramës, që Lulzim Basha nuk do t’i shohë!

08/03/2021
Basha e la jashtë listës së Vlorës, ish-deputeti reagon ashpër: S’kam qenë pjesë e sahanlëpirjes, përgjigjen do ta marrë në 26 prill
Kryesore

Dashi i çamëve kandidon me listën e Jozefina Topallit në Vlorë

08/03/2021
Mesazhet në rrjetet sociale, si i “peshkon” LSI të rinjtë për fushatë (FOTO)
Kryesore

Zyrtare/ Del lista e kandidatëve të LSI-së në të gjithë vendin, Monika Kryemadhi garon vetë në tre qarqe

08/03/2021
Monika Kryemadhi: Në prill çojeni Ramën në shtëpi
Kryesore

Dalin emrat e kandidatëve të LSI për qarkun Gjirokastër

08/03/2021

 

 

 

 

 

Te fundit

Siri/ Bashar al-Assad dhe gruaja e tij infektohen me COVID-19

Siri/ Bashar al-Assad dhe gruaja e tij infektohen me COVID-19

08/03/2021
Pas Vasilika Hysit largohet nga PS edhe Eglantina Gjermeni

Pas Vasilika Hysit largohet nga PS edhe Eglantina Gjermeni

08/03/2021
Juventus hedh sytë tek ylli i Mançester Sitit, por e vetmja pengesë është paga stratosferike

Juventus hedh sytë tek ylli i Mançester Sitit, por e vetmja pengesë është paga stratosferike

08/03/2021
Emrat që ikin e vijnë nga lista e PS në 7 qarqe

Emrat që ikin e vijnë nga lista e PS në 7 qarqe

08/03/2021
100 gola në karrierë, Haland parakalon Mesin dhe Ronaldon

100 gola në karrierë, Haland parakalon Mesin dhe Ronaldon

08/03/2021

Media online e pavarur, që synon të informojë me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të vendit. Për marketing dhe çdo informacion tjetër nga shkruani në [email protected]

Follow Us

Facebook Instagram Youtube

Shfleto sipas kategorisë

  • Argjiro +
  • Blog
  • Boterori 2018
  • Kryesore
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Më të lexuarat
  • Paparazzi
  • Para dhe Pushtet
  • Pikante
  • Planet
  • Sport
  • Uncategorized

Të fundit

Siri/ Bashar al-Assad dhe gruaja e tij infektohen me COVID-19

Siri/ Bashar al-Assad dhe gruaja e tij infektohen me COVID-19

08/03/2021
Pas Vasilika Hysit largohet nga PS edhe Eglantina Gjermeni

Pas Vasilika Hysit largohet nga PS edhe Eglantina Gjermeni

08/03/2021
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al