Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë proceduan penalisht për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, shtetasen E. Xh., 35 vjeçe, banuese në Shenvasil, Himarë, pasi është konstatuar në aksin rrugor Bamatat –Vllahat, Delvinë, duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme hetimore.