Policia kufitare e Kakavijës ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Sipas njoftimit të policisë në pranga ka rënë 38-vjeçare Elira Varfi, të cilës gjatë kontrollit iu kapën 10 pako lëndë narkotike e llojit heroinë dhe kokainë.
“Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetases E. V., e cila udhëtonte si pasagjere në këtë autobus, është bërë e mundur gjetja e 10 pakove me lëndë të dyshuar narkotike, në 8 prej të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike heroinë(me peshë totale 4 kg e 160 gramë), ndërsa 2 pako kishin lëndë të dyshuar narkotike kokainë (me peshë totale 780 gramë.)”