Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e mjekut Edvin Prifit për tërheqjen e pezullimit të ushtrimit të profesionit. Me këtë vendim shuhet masa e pezullimit ndërsa kërkesa u bë nga Prifti pasi ka kaluar afati një vjeçar i masës së sigurimit. Prokuroria hetimet në ngarkim të Priftit për dyshimet për ‘korrupsion’ dhe ‘pastrim parash’.
Kardiokirurgu Edvin Prifti është prej më shumë se 1 viti nën hetim. Mjeku u pezullua fillimisht nga detyra dhe më pas u vu në pranga.
Gjetja e më shumë se gjysmë milioni euro në shtëpi e zyrë, këqyrja e telefonit dhe e laptopit i bëri prokurorët e SPAK që të zgjeronin hetimet dhe të ngrinin dyshimet për përfshirjen e mjekut në të tjera veprimtari të dyshimta.