• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

U arrestua për kultivim opiumi, mësuesi nga Vlora: E përdorim për të gatuar, nuk e dija ca ishte! Mbin vetë në fshat

23/05/2023
U arrestua për kultivim opiumi, mësuesi nga Vlora: E përdorim për të gatuar, nuk e dija ca ishte! Mbin vetë në fshat

Mësuesi, Tolem Lamaj që u arrestua për kultivimin 70 rrënjëve të opiumit është liruar nga Gjykata e Vlorës. Pas lirimit, mësuesi ka dhënë një intervistë për Report Tv, në të cilën thotë se nuk e dinte që kjo bimë është opium.

Mësuesi, Tolem Lamaj që u arrestua për kultivimin 70 rrënjëve të opiumit është liruar nga Gjykata e Vlorës. Vetëm katër ditë pas arrestimit, Gjykata vendosi masën ‘detyrim paraqitjeje’ për 54-vjeçarin, e ndërsa ai sqaron për Report Tv dyshimet që u ngritën për kultivimin e opiumit.

Kjo bimë ka ekzistuar gjithmonë në fshatin Drithas thotë mësuesi Lamaj, ndërsa tregon se nuk ishte në dijeni se ajo quhet opium. 54-vjeçari thotë se bima ka mbirë vetë, e përveç tij, me mbjelljen e saj janë marrë edhe bashkëfshatarë të tjerë.

“Policia më thirri para disa ditësh dhe me tha do shkojmë tek bahçja. Ishin disa bimë të shkulura e disa jo, pastaj me çuan ne komisariat. Aty tek bahçja më thanë dyshojmë për opium. Ne këtu te fshati i themi paparunde ose lulëkuqe, ndërsa në polici e mora vesh se më kanë ndaluar për opium. Kjo bimë ka ekzistuar historikisht në fshatin tonë”, thotë Lamaj për Report Tv.
Por, këtë bimë ai thotë se e përdorin për të gatuar.

“E trazojmë me lakra. Atje me pyetën, më thanë është opium. Ju thashë është hera e parë që e dëgjoj. Unë nuk e di ca është opiumi”, vijoi ai.
Lamaj jep mësim çdo ditë në Selenicë. Ai tregon për Report Tv se bën çdo ditë në këmbë 50 km rrugë, e ndërsa thekson se ky arrestim si trafikant droge i ka prishur reputacionin.

“Jam mësues i fillores në një fshati të Selenicës, bëj çdo ditë 50 km rruge. Atë dite (e premte) sa kisha ardhur nga puna kur erdhi policia në shtëpi. Shkuam tek bahçja me pyesnin ca e ke këtë? U thashë paparunde! Bimët ishin në forme të çrregullt. Dje me nxori gjykata me detyrim paraqitje, këtu në fshat mora vesh se kanë shoqëruar edhe disa bashkëfshatarë. S’ka dëm më të madh që më kanë bërë, me vjen rëndë më kanë ulur reputacion në shoqëri e në punë. E kam përjetuar keq arrestimin. Isha në gjendje jo të mirë. Gjyqtarja dje vendosi detyrim paraqitje dy herë në muaj, prokuroria më akuzon “dyshime për kultivim opiumi”, tha ai.
Tolem Lamaj u arrestua më 20 maj pasi ju gjetën të kultivuara 70 rrënjë bime opium. Nga kjo bimë prodhohet heroina. Më konkretisht heroina, një drogë që shkakton varësi prodhohet përmes përpunimit të morfinës, një lëndë natyrore e cila nxirret pikërisht nga opiumi.

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al