• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

U arrestua me 113 mijë euro në makinë, Artan Hoxha: Shefi i RENEA-s, një nga komandantët e ndërhyrjes në Lazarat

16/03/2023
U arrestua me 113 mijë euro në makinë, Artan Hoxha: Shefi i RENEA-s, një nga komandantët e ndërhyrjes në Lazarat

Gazetari Artan Hoxha teksa ka komentuar arrestimin e oficerit të RENEA-s, Altin Morina, i cili u kap me 113 mijë euro në mjetin e tij tip “Audi”, pohoi se ky i fundit ishte nën hetim nga SPAK. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24 Hoxha tha se Morina, është një oficer me shumë trajnime, madje edhe në SHBA, ndërsa kishte qenë komandat i një prej grupeve që ndërhynë për herë të parë në Lazarat për sekuestrimin e kanabisit.

“Kjo është ngjarje që përbën vëmendje, më tepër për statusin. Morina është oficer policie që ka pasur pozicione drejtuese, është trajnuar. Madje edhe i trajnuar nga projekte të SHBA-ve, është certifikuar nga ata. Është komandanti i një prej grupeve të ndërhyrjes së RENEA në operacionin e qershorit të 2014 në Lazarat. Është personazh që ka pasur si detyrë shef komisariat, shef i Antiterrorit. Është një njeri që nëse do ta pyesje se ku donte të shkonte, ai do thoshte; te RENEA. Kapja e tij tërhoqi vëmendje. Shuma ishte e konsiderueshme. arrestimi i tij u bë nga FNSH, në kushtet kur ai ka qenë nën përgjim. Është parandaluar një veprim tjetër. Ka një çështje SPAK për këtë çështje. Ai do të dalë nesër para gjykatës dhe do jetë një prokurore e Tiranës që do mbrojë akuzën për ‘pastrim parash’.

Morina ka qenë nën hetim nga SPAK, por më pas do të shohim nëse çështjet do të bashkohen. Deri tani sa di unë për shumën 113 mijë euro, një biznesmen, Gerion Gjoka, që ndërton në Palasë dhe Himarë, ka paraqitur një akt noterial ku deklaron se i ka dhënë personalisht Morinës këtë shumë në cash, të cilat thotë se i ka marrë nga burime nga aktiviteti i tij si ndërtues. Kjo është një çështje që do të verifikohet. Kemi të bëjmë me dy çështje, pasi kemi një hetim të SPAK, që ende nuk e dimë dhe akuzën për pastrim parash. Kjo është çështje komplekse. Do doja që një oficer i RENEA-s të mos e njollosë emrin e këtij reparti të rëndësishëm. S’mund të bëjnë dhe policin dhe banditin. Duhet ta ndajnë mendjen. Nëse je polici dhe bëhesh pjesëtar i botës së krimit, akuza ndaj teje është edhe më e rëndë, pasi duhet të kujdesesh dhe për jetën e të tjerëve. Në kohën kur kalon nga mbrojtësi jonë dhe i shërben krahut tjetër, kjo është e rëndë.”, tha Hoxha./ BW

Related Posts

U kapën në “shtëpi bari”, arrestohen 3 shqiptarë në Britani (Emrat)
Kryesore

Zbulohet një tjetër shtëpi bari në Sarandë

19/01/2026
Identifikohet shqiptari i vrarë në burg Korydallos në Greqi (Emri)
Kryesore

Identifikohet shqiptari i vrarë në burg Korydallos në Greqi (Emri)

19/01/2026
Sherr në burgun e ‘Koridhalos’, i dënuari grek vret shqiptarin
Kryesore

Sherr në burgun e ‘Koridhalos’, i dënuari grek vret shqiptarin

19/01/2026
Korrupsion në zgjedhje/ Bleu vota për vajzën, SPAK çon për gjykim babanë e kandidates për deputete të PSD dhe një tjetër
Kryesore

Zhvatja përmes Call Centre, SPAK zbardh operacionin te kulla në Tiranë

18/01/2026
Paradoksi shqiptar/ Çmimet e pronave pritet të shtrenjtohen, edhe pse kërkesat janë në rënie
Kryesore

Paradoksi shqiptar/ Çmimet e pronave pritet të shtrenjtohen, edhe pse kërkesat janë në rënie

18/01/2026
11 ditë e bllokuar prej rrëshqitjes së dherave, hapet nesër për qarkullim aksi Qukës–Qafë Plloçë
Kryesore

11 ditë e bllokuar prej rrëshqitjes së dherave, hapet nesër për qarkullim aksi Qukës–Qafë Plloçë

18/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ish-partnerja e Labinot Haxhiut reagon publikisht pas puthjes me Bia Khalifën: Ma theve zemrën!

Ish-partnerja e Labinot Haxhiut reagon publikisht pas puthjes me Bia Khalifën: Ma theve zemrën!

19/01/2026
Balaj dhe Kallaku nderojnë Vllzaninë, fitore e madhe ndaj Dinamos

Balaj dhe Kallaku nderojnë Vllzaninë, fitore e madhe ndaj Dinamos

19/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al