• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

U aksidentua duke mbrojtur tre fëmijë sirianë, njihuni me “heroin e heshtur” të Policisë në Gjirokastër

26/08/2018
Ndërrimi i viteve, policia në gadishmëri, rendi dhe rrugorët në terren

Në orët e para të mëngjesit të sotëm ndodhi një ngjarje e rëndë pranë pikës kufitare të Kakavijës, ku u aksidentua në krye të detyrës një oficer i Policisë Kufitare dhe Migracionit. Shkëlqim Lile, 44 vjec nga Libohova, u godit nga një automjet në urën pranë pikës kufitare të Kakavijës, ndërsa ishte duke lënë shërbimin nga turni i natës. Automjeti që e goditi drejtohej nga shtetasi Arjan Kusho, 40 vjec, banues në Gjirokaster. Polici i plagosur u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Gjirokastrës me fraktura dhe plagë të tjera, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Kjo ngjarje e rëndë ka edhe një detaj tjetër, që nuk mund të mos përmendet.

Shkëlqim Lile u aksidentua në krye të detyrës, në përpjekje për të mbrojtur nga automjetet që lëviznin në autostradë, tre fëmijë sirianë të cilët sapo ishin ndalur nga patrulla e policisë  kufitare në kufirin e gjelbër me Greqinë. Oficeri i policisë po i mbante të miturit sirianë pranë vetes, për t’i kaluar nga ana tjetër e rrugës. Por në ato momente pranë tyre kaloi me shpejtësi automjeti i drejtuar nga Arjan Kusho, duke aksidentuar kështu oficerin 44-vjecar. Fatmirësisht ai i shpëtoi aksidentetit me disa plagë dhe fraktura në gjymtyrë. Me fat ishin edhe tre të miturit sirianë që nuk u goditën nga atomjeti falë ndërhyrjes së oficerit të policisë.

Ngjarja e sotme në Kakavijë të kujton atë të para disa ditëve në Fier, ku një i ri shpëtoi nga mbytja në lumë tre fëmijë të mitur. Edhe oficeri i policisë kufitare në Gjirokastër, Shkëlqim Lile, është një lloj ‘heroi i heshtur’ si Admir Murataj në Fier, me dallimin se në këtë rast ai u bë ‘mburojë’ për tre fëmijë sirianë, të cilët kishin mbritur në Shqipëri si mijëra të tjerë që dynden në Kakavijë. Natyrisht që kushdo nga kolegët e tij në radhët e Policisë së Shtetit ndoshta do të bënte të njëjtën gjë si Shkëlqim Lile, aq më tepër që kur është fjala për të mbrojtur fëmijët. Policia e Shtetit dhe ne si shoqëri kemi nevojë për modele të tilla, modele që na faktojnë se shpesh gjestet e mëdha bëhen edhe nga njerëz krejt të zakonshëm si oficeri i policisë Shkëlqim Lile. 

© ArgjiroLajm.net 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Kryesore

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025
Kryesore

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
Rama: SPAK mos të bëjë gabim të kërkojë telefonin tim!
Kryesore

Bela bën “tërmet” në Fier, PS forcon mandatin e 12-të

12/05/2025
Tv grek: Rama drejt mandatin të katërt si kryeministër i Shqipërisë
Lajme

Tv grek: Rama drejt mandatin të katërt si kryeministër i Shqipërisë

12/05/2025
“Zhdukja” e Gaz Bardhit, analisti pyet zëdhënësin e PD: E kanë marrë peng?
Lajme

“Zhdukja” e Gaz Bardhit, analisti pyet zëdhënësin e PD: E kanë marrë peng?

12/05/2025
Përfundon numërimi në Finiq, fitore e pastër e PS
Lajme

Përfundon numërimi në Finiq, fitore e pastër e PS

12/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al