Reportazhi i gazetares Rudina Xhunga për Gjirokastrën ka patur një impakt shumë pozitiv dhe është komentuar gjerësisht. Së fundi ka bërë një reagim edhe bashkëshorti i saj, gazetari Dritan Hila. Përmes një shënimi në Facebook, Hila vlerëson kryebashkiakun Golemi dhe deputeten Kumbaro, ndërsa për analogji merr rastin e Vlorës, ku sipas tij nuk ka një bashkëpunim mes deputetëve të këtij qarku dhe kryetarit Dritan Leli përsa i përket turizmit.
Reagimi i plotë i Hilës
Dritare ka bere disa emisione per turizmin. E filloi nga Vlora, pasi eshte qyteti i Rudines. Me vone vazhdoi me Çajupin dhe Gjirokastren. Gjirokastra e fshatrat erdhen si rezultat i kembenguljes se kryetarit te bashkise Flamur Golemi dhe Mirela Kumbaros, deputetes se qytetit, te cilet ishin te shqetesuar per ekonomine e turizmit.
Pas emisionit, Gjirokastra eshte plot me turiste shqiptare, si kurre me pare. Por cila qe diferenca mes Gjirokastres dhe Vlores? Kryetari i bashkise Flamur Golemi beri te pamunduren te promovonte gjithcka dhe deputetja e qytetit Mirela Kumbaro nuk le dite pa e cituar ne instagram apo fb, emisionin dhe ftesen per Gjirokaster. E kunderta ndodh ne Vlore. Damian Gjiknuri e ka me qejf te tregoje e shperndaje, si i bertiti Edi Rama, Dritan Lelit. Por as i shkon ne mendje te bashkepunoje me kryetarin e bashkise per Vloren, si Kumbaro me Golemin.
E pra nuk ju kushton asgje dhe nuk eshte se i beni fresk Rames. Dihet qe ate qytet dhe ate zone Edi Rama e beri pothuajse nga zero, pasi per 23 vjet ka qene vetem thes votash per te majten por nuk hidhnin asnje xhezve asfalt. Nderkohe qe duhet ta promovojne dhe nxjerrin ne pah anet e mira te nje qyteti qe shquhet per mikpritjen, bujarine dhe bukurine. Por nuk ndihen.
Prandaj ne Vlore bejne lajm publikimet e siteve ordinere qe tregojne fatura vezesh dhe kosi. Ndersa ne Gjirokaster dhe Korçe, Kumbaro, Peleshi dhe deputetet e zones e kane mendjen vetem tek turizmi. Keshtu qe edhe tani ne korrik keto dy qytete jane plot me vizitore ndersa Vlora kenaqet me fieraket qe shkojne per fundjave dhe kalimtaret per ne jug. Turp per deputetet dhe biznesmenet e Vlores qe nuk dine te behen bashke per te treguar qytetin qe mund te konkurroje cdo qytet te Ballkanit!