• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Turizmi në dorë të shqiptarëve, këto specie të paqytetëruara që e kanë garë kush e ka më të madhin

25/06/2020
Turizmi në dorë të shqiptarëve, këto specie të paqytetëruara që e kanë garë kush e ka më të madhin

Nga Ermal Hasimja

Në fundjavë isha në Gjipe, një vend i mrekullueshëm ku nuk ka mbërritur ende betoni. Zakonisht në këtë kohë ka më tepër të huaj se shqiptarë. Për fat të keq kësaj here kishte vetëm shqiptarë: si specie, jo si qenie të qytetëruara.

Makinat parkohen 5 metra nga deti. Tufa djemsh të rinj që vendosin makinat mes tyre e detit për të shijuar pamjen e mrekullueshme që ofrojnë… rrotat e makinës.

Sepse gjithë plazhi duhet ta marrë vesh që kanë makina dhe sepse qeset me ushqime e birra nuk duhet t’i kenë më larg se 1 metër.

Disa po argëtohen duke zbrazur tymin e makinës mbi plazhistët e tjerë ngjitur të cilët sapo kanë kaluar nga turbofolku serb në “Xhamadani Vija-Vija”.

U shkon me situatën edhe davaritja e burrnisë teksa futen me not qeni në det. Më i miri bën not Saliu me hedhje koke si trajse sa majtas djathtas.

Pranë tyre rrijnë disi të bezdisur disa të tjerë të cilët sapo prenë degën e plotë të një pemë në lulëzim dhe e tërhoqën zvarrë me makinë deri te bregu ku po ndizej zjarri.

Jo zjarr muhabeti, por zjarr bubulak. Pothuajse më i madhi në plazh, sepse në fakt më të madhin e kishin ata të tjerët në cepin tjetër të plazhin që zbërthyen kallamat dhe trarët e barit të një hallexhiu që fle me një sy hapur duke pritur konkuistadorët e tatimeve.

Është garë, kush e ka më të madhin. Piromanë falocentrikë hipokondriakë.

Të folurit, më saktë të ulëriturit, është kumbues dhe i bollshëm. Por 75% e fjalorit e mbulon fjala “k**”.

Natën, në çadrën time, nisur nga deklaratat e zhurmshme të të pranishmëve kuptoj se e gjithë Gjipeja qenka plot me “k***” që pijnë, djegin, mbjellin qese e shishe në plazh, presin pemë dhe sintetizojnë shqipen në 5-6 fjalë themelore.

Në gjuhën e këtyre fjala në fjalë ka më tepër sinonime se çdo fjalë tjetër në botë: shok, njeri, idiot, miku im më i mirë, roje parkingu, komshi, njeri që po ecën në rrugën përballë, shitës perimesh, deputet, mësues fizike, vëlla, polic etj, etj.

Në fakt jo vetëm Gjipeja agonizon kësisoj. Përpara një jave shqiptarët e tjerë mbollën Ujvarën e Grunasit në Theth me mbeturina.

Nuk po u besoja syve kur dy çifte pjeshkash e pjeshkushësh Blloku me fuoristrada babi më pyetën në mes të shtegut nëse shkohej me makinë deri te ujvara! Të ngratët, u zbythën me zhgënjim në sy!

Shumica e atyre që e marrin në sy kalvarin e 30 minutave ecje e shohin ujvarën nga celulari. Kur u del resmja e përkryer interesi për ujvarën ngordh.

Entuziazmi u lloc dhe u kujtohet se fustani ose xhinset që kanë veshur nuk u rrijnë bukur në zbritje.

Le të lutemi në heshtje për natyrën por dhe për sipërmarrësit e turizmit shqiptar që këtë vit siç duken bathët do t’i nxjerrin me lot e qyrre paratë e mbijetesës me këtë milet.

Related Posts

Alarm! Plehrat tona po qelbin Dubrovnikun
Blog

Alarm! Plehrat tona po qelbin Dubrovnikun

30/11/2025
Shpat Kasapi, historia e panjohur e një momenti që i ndryshoi karrierën
Blog

Shpat Kasapi, historia e panjohur e një momenti që i ndryshoi karrierën

26/11/2025
Një foto që na turpëron
Blog

Një foto që na turpëron

26/11/2025
baton haxhiu rama
Blog

Palloshat, brekët dhe vibratorët e Dumanit…

26/11/2025
Rruga Qukës–Qafë Plloçë, tregon krimin që bën politika kur dikton projekte
Blog

Rruga Qukës–Qafë Plloçë, tregon krimin që bën politika kur dikton projekte

24/11/2025
Vjet, 633 vdekje jonatyrale. Këtë vit deri sot, rreth 430
Blog

Vjet, 633 vdekje jonatyrale. Këtë vit deri sot, rreth 430

24/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Girona “kockë e fortë”, Reali zhgënjen në La Liga

Girona “kockë e fortë”, Reali zhgënjen në La Liga

30/11/2025
Ndihmoi të birin të fshihte trupin e vajzës shqiptare, nëna e vrasësit të Ilaria Sulës dënohet vetëm me 2 vite burg

Ndihmoi të birin të fshihte trupin e vajzës shqiptare, nëna e vrasësit të Ilaria Sulës dënohet vetëm me 2 vite burg

30/11/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al