Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me masat që do të merren për zhvillimin e turizmit në një kohë pandemie. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se nuk është dakord për një plan me masa dhe protokolle të komplikuara. Ndërkohë ka shtuar se kjo verë do të risjellë plazhet publike, pasi çadrat do të jenë vetëm në pjesën e hoteleve për klientët e tyre. Pjesa tjetër sipas tij, do t’i rikthehet popullit.
“Nuk dua protokolle të komplikuara se nuk duam plane për polic dhe ushtarë. Nuk do lejojmë më asnjë kontratë private për shezlone dhe çadra përveç hoteleve. Ndërkohë që të gjitha plazhet e tjera do të jenë të lira publike. Do bëjmë plazh si dikur ne të dy, plazh me mjete rrethanore. Tani plazhet do të jenë masivisht publike. Nuk do të ketë më njerëz me hunj që të kërkojnë euro,”-tha Rama.