• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Turizmi dhe sfida e detit!

08/09/2021
Ngacmoi seksualisht një shtetase të huaj në Sarandë, arrestohet 31-vjeçari

Nga Dritan Hila

Pavarësisht pandemisë, ky sezon nga pikëpamja ekonomike filloi më herët. Për fat hotelierët dhe restoratorët shqiptarë e kishin berë gati që në maj infrastrukturën. Mund të ankohen por kush është i ndershëm e pohon që sezoni ishte i mbarë.

E megjithatë në Shqipëri ndjen mungesën e turizmit cilësor që nuk përkthehet domosdoshmërisht në hotele ekskluzive por në infrastrukturë që të bëjë të mundur turizmin e shtresës së mesme dhe përdorimin e mjeteve lundruese. Dhe nuk flitet për jahtin e Jeff Bezos, por për mjete më modeste.

Pak kush e di që këtë vit në qershor, shoqja e sipërmarrësve italianë në Vlorë, organizoi regatën e miqësisë Brindizi-Vlorë, ku morën pjesë dhjetëra mjete lundruese të cilat u detyruan të venë thembrat nga majat pasi nuk kishin ku ankoronin. Sepse Shqipëria ende nuk ka marina ku me marinë nënkuptohen mole të ulëta me pikë furnizimi me ujë, energji elektrike dhe përpunim ujërash të zeza. Edhe ato dy që janë, janë me numër të kufizuar vendesh ankorimi.

Një stres më vete është sezoni për policinë kufitare të Vlorës. E pajisur me vetëm tri skafe është e detyruar të përballojë një fluks prej një mijë mjetesh, në një vijë bregdetare të thyer dhe ku moti ndryshon shpesh. Çdo ditë një trupë e vogël policore duhet të përballojë stresin e skafeve të amatorëve që mbesin në mes të detit për shkaqe nga më banalet siç janë mbetja pa karburant apo mjete jashtë kushteve teknike, çka sjell shpesh vënien në rrezik të jetës së policëve.

Për të njëjtën vijë bregdetare sa ajo e qarkut të Vlorës, Mali i Zi ka rreth 400 mjete lundruese. Ne jo më shumë se dhjetë. Disa prej tyre nuk plotësojnë kushtet për të përballuar klimën e ashpër të detit në dimër ndërsa limiti i karburantit është një gangrenë për mjete që konsumojnë minimalisht 50 litra benzinë për orë lundrimi dhe që furnizimi bëhet me bidonë.

Të gjitha këto shoqërohen edhe me stresin e trafiqeve ku trafikantët tashmë kanë mjete të fjalës së fundit.

Triporti ku është stacionuar posta e policisë kufitare është në plan për t’u bërë një port mallrash. Por deri atë ditë një mol modest për policinë; një godinë me kushte kondicionimi në vend të një kontenieri të përshtatur si dhomë në një vend ku në verë të mbyt lagështira dhe në dimër era me 100 km/orë; tre mjete patrullimi me kondicionerë që kur kthehen nga lundrimi policët mos ecin si Pinoku pasi iu janë ngrirë gjymtyrët, është minimumi.

E ardhmja e turizmit krahas hotelerisë është lundrimi. Një varkë 4-5 metra në Korfuz kushton 100-120 euro në ditë, përveç karburantit. Ky aktivitet angazhon përveç pronarëve edhe teknikët e mirëmbajtjes, hangarët e konservimit dhe një prapavijë që mund të mbajë me bukë gjithë Ultësirën Perëndimore. Por për këtë duhen marina, duhet polici e modernizuar dhe përgatitje teknikësh. Ky do jetë vetëm fillimi që të bëhemi të krahasueshëm me fqinjët. Nuk ka më kohë./dritare.net

Related Posts

Femrat nuk durojnë dot më karantinën, plazh toples në Golem (FOTO)
Kryesore

Dhoma Amerikane: Turizëm pa ujë të pijshëm, me ujëra të zeza dhe landfille që digjen

10/07/2025
Veliera pëson defekt në Gjirin e Gramës, 3 persona rrezikojnë jetën (VIDEO)
Kryesore

Veliera pëson defekt në Gjirin e Gramës, 3 persona rrezikojnë jetën (VIDEO)

10/07/2025
SHBA mbështet SPAK, Karamuço: Grupet e fuqishme kriminale nuk po investojnë në Shqipëri
Lajme

SHBA mbështet SPAK, Karamuço: Grupet e fuqishme kriminale nuk po investojnë në Shqipëri

10/07/2025
Mallra kontrabandë, arrestohet tregtari te “Ura e Lumit” në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

Mallra kontrabandë, arrestohet tregtari te “Ura e Lumit” në Gjirokastër (VIDEO)

10/07/2025
Veliera pësoi defekt, shpëtohen 3 persona në afërsi të Gjirit të Gramës  
Lajme

Veliera pësoi defekt, shpëtohen 3 persona në afërsi të Gjirit të Gramës  

10/07/2025
Caktohet kompania që do të gjurmojë kanabisin mjekësor në Shqipëri
Kryesore

Caktohet kompania që do të gjurmojë kanabisin mjekësor në Shqipëri

10/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

10/07/2025
Bebi nr.3 në rrugë: Rihanna dhe ASAP Rocky zbulojnë një detaj të ëmbël për emrin

Bebi nr.3 në rrugë: Rihanna dhe ASAP Rocky zbulojnë një detaj të ëmbël për emrin

10/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al