• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tronditet Tirana, polici qëllon kolegun me pistoletë brenda komisariatit, ndërron jetë në spital (Emrat)

23/05/2022
Tronditet Tirana, polici qëllon kolegun me pistoletë brenda komisariatit, ndërron jetë në spital (Emrat)

Tirana është tronditur sot nga një krim i rëndë. Një efektiv policie ka qëlluar plot 6 herë në drejtim të kolegut të tij, dhe për pasojë ky i fundit ndërroi jetë. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në ambientet e komisariatit nr.3 në Rrugën Mine Peza në Tiranë.

Ludian Zaimi, qëlloi për vdekje kolegun e tij Çaush Saliasi, ndërkohë që gjithçka duket se ka pasur si zanafillë një sherr të momentit, që çoi në përgjakjen e komisaratiit.

Zaimi, fill pasi plagosi kolegun, qëndroi në komisariat, ndërsa tashmë është ndaluar nga efektivët e policisë.

Ndonëse efektivit veteran, që kishte 20 vite në polici, iu dha ndihma e parë, ai nuk mundi të mbijetonte, duke ndërruar jetë në spital. Efektivi i arrestuar tashmë, Ludian Zaimi kishte vetëm një vit e gjysmë që shërbente në radhët e efektivëve blu.

Pas ngjarjes reagoi edhe Policia e Shtetit, e cila bëri të ditur për mediat se “Më datë 23.05.2022, rreth orës 21:20, në rrugën “Mine Peza”, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në rrethana ende të paqarta, punonjësi i Policisë, shtetasi L.Z., ka plagosur me armë zjarri shtetasin Ç.S., të dy me detyrë oficerë të Patrullës së Përgjithshme. Si pasojë e plagëve të marra, punonjësi i Policisë Ç.S. ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor nën drejtimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Prokurorisë së Tiranës, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Autori i dyshuar është ndaluar dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Në ambientet e Komisariatit nr. 3 kanë shkuar një grup i posaçëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, përfshirë ekspertë të Drejtorisë së Standardeve Profesionale dhe nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike. Në përfundim të veprimeve të para hetimore do të ketë një njoftim më të plotë për media”.

Pas ngjarjes në komisariatin nr. 3 në Tiranë ka mbërritur edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano i cili është njohur nga afër prej vartësve të tij për rrethanat se si ka ndodhur krimi. Lidhur me ngjarjen ka reaguar në mbrëmje edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. “Bresheri revolveri ne narkokomisariat! Polici i plagosur vdes ne spital! Shpreh ngushëllime familjes se viktimes dhe denoj gjendjen e rende ne narkokomesariate e narkoshtetit”, shkruante ndër të tjera Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Diaspora vendos ndarjen finale të mandateve në Vlorë, PS synon të nëntin, Lapaj synon të parin
Kryesore

Diaspora vendos ndarjen finale të mandateve në Vlorë, PS synon të nëntin, Lapaj synon të parin

13/05/2025
Kryesore

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025
Kryesore

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
Rama: SPAK mos të bëjë gabim të kërkojë telefonin tim!
Kryesore

Bela bën “tërmet” në Fier, PS forcon mandatin e 12-të

12/05/2025
Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
Blog

Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029

12/05/2025
PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës
Kryesore

PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës

12/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Diaspora vendos ndarjen finale të mandateve në Vlorë, PS synon të nëntin, Lapaj synon të parin

Diaspora vendos ndarjen finale të mandateve në Vlorë, PS synon të nëntin, Lapaj synon të parin

13/05/2025

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al