• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tritan Shehu: S’kemi bërë ndonjë turp, thjesht kemi humbur zgjedhjet. Mark Marku është komunist

21/07/2021
Tritan Shehu: S’kemi bërë ndonjë turp, thjesht kemi humbur zgjedhjet. Mark Marku është komunist

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, hedh poshtë akuzat e kritikëve të Lulzim Bashës për procesin e zgjedhjes së Këshillit të ri Kombëtar.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Shehu thotë se procesi i përzgjedhjes ishte i pastër dhe gjithsecili duhet të respektojë votën e demokratëve. Ndërkohë, sa i përket idesë së hedhur nga drejtuesi politik i Lezhës Mark Marku, Shehu ndonëse ia njeh si të drejtë për të shprehur mendimet e tij, propozimin ia hedh poshtë.

Ish-ministrit demokrat, idetë e Mark Markut i duken revolucionare, ndërkohë vetë Shehu beson te përmirësimi dhe jo rithemelimi. Sipas tij, PD-ja nuk ka bërë asnjë turp në politikë që të ketë komplekse nga historia e vetë.

Në vend të rithemelimit, Shehu thotë se duhet të vazhdojë deri në fund analiza e zgjedhjeve në mënyrë që të hartohen strategji për t’u përballur me Edi Ramën për t’ia pamundësuar përfundimin e mandatit të tretë të sapofituar.

Z. Shehu, kritikë të kryedemokratit Basha mbetën jashtë Këshillit Kombëtar. Nga vetë ata që mbetën jashtë ka akuza se lista u bë nga numri dy i PD-së në direksionet e kreut të PD-së, ju si e keni parë?

Unë nuk gjykoj kështu. Lista ishte e gjatë. Më tej, disa nuk u zgjodhën. Mund të ketë pasur edhe vlerësime subjektive gjatë votimit, por u votua në mënyrë të lirë e demokratike. Pra, nuk do të komentoj gjëra që zgjidhen me votën e atyre që votuan. Kjo është demokracia. Pavarësish se më pëlqen apo s’më pëlqen. I pëlqen dikujt apo jo, vota respektohet.

Vota ishte e fshehtë dhe e qartë dhe u votua me votim të fshehtë. Kongresi ishte normal edhe në këtë aspekt. Kadilli foli në kongres, edhe dikush tjetër foli, kritikoi fort. Pra, çdo gjë ishte e hapur, por në fund ne duhet të respektojmë votën e hedhur. Megjithatë, kjo nuk do të thotë aspak se ata që nuk u zgjodhën nuk janë pjesë aktive, e rëndësishme, e domosdoshme e PD-së.

Z. Shehu, në kongres u dëgjua edhe një propozim për një rithemelim të PD-së, ju si do ta gjykoni këtë?

E kam ndjekur me vëmendje këtë tezë. Por të them të drejtën, unë nuk besoj se kjo është një gjetje e dobishme për PD-në, detyrat e saj, opozitën shqiptare që ka motorin kryesor PD-së, në përballjen e domosdoshme me këtë regjim. PD-ja është e duhet të jetë krenare për historinë e saj, kontributet e saj thelbësore për demokracinë shqiptare, integrimin europian e perëndimor, zhvillimet ekonomike e sociale të vendit e shumë e shumë tjera.

PD-ja nuk ka bërë ndonjë turp. Edhe nëse kemi bërë gabime taktike, turp s’kemi bërë. Edhe gabimet taktike i kemi bërë për ta zhveshur kundërshtarin nga “gjethet e fikut, për ta luftuar më fort atë, duke sakrifikuar edhe nga vetja jonë. Kështu ishte dalja nga Parlamenti, n.q.s. do ta quajmë të pa përshtatshme, por turp s’ka bërë. Pra, PD-ja s’ka pse të ketë komplekse me veten e vetë për të bërë shpërndarje, rithemelime etj.

Ju mendoni vërtet se po të ndryshojmë emrin, simbolet, flamurin, qoftë edhe selinë do jemi më rezultativë? Po të ishte kështu n\ rregull, por nuk është kështu, PD-ja është një simbol, emër i madh, shpresë për njerëzit, është shtëpia e të gjithë atyre që aspirojnë në ndryshimin e shpëtimin e vendit.

N.q.s. bëhet fjalë për ndryshime në statut, brenda parimeve tona, ndryshime të drejtuesve, i bëmë në këtë kongres, disa e mund të bëhen edhe në të ardhmen. Unë e shikoj PD në një proces përsosje të vazhdueshme, kolaudimi, përmirësimi të vazhdueshëm. Dhe kongresi unë mendoj se kontribuoi në disa të tilla.

Dhe më tej?

Pikërisht edhe për më tej, ne nuk kemi kohë e energji të tepërta të shpenzojmë me eksperimente, që normalisht i kanë realizuar partitë komuniste të lindjes mbas rënies së komunizmit, ose shumë rrallë ndonjë parti tjetër si pasojë e problemeve të mëdha të brendshme. Ne nuk jemi aspak në ato situata, prandaj me duken si gjetje artificiale. Ne duhet të përgatitemi menjëherë për ditët që vijnë, javët që vijnë. Përballë kemi një regjim, edhe sado ndryshime të bëjmë në statut, në Këshillin Kombëtar, në seksionet, këto janë vetëm ndihmuese.

Regjimet përmbysen në një realitet ku asgjë nuk dhurohet, por fitohet me luftë, përpjekje, punë, e ky regjim duhet përmbysur. Dhe për këtë unë jam dakord edhe me atë qe tha Basha në Kongres, duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi, në institucione e jashtë, në salla, rrugë e sheshe, në Shqipëri e me partnerët tanë.

Por këtu duhet organizim, ide të qarta, dialog me njerëzit edhe për të vrarë frikën që sot ky regjim e ka përhapur kudo. Duhet qëndresë e rezistencë. Dhe këtu nuk e kam fjalën për dhunë. Jam krejt kundër dhunës. Rezistenca e qëndresa janë tjetër gjë, të domosdoshme përballë regjimeve. Dhe PD-ja i ka provuar jo vetëm një herë me sukses në historinë e saj, këto mjete lufte demokratike.

Ka ardhur koha të vëmë në lëvizje me realizëm të gjitha potencialet tona, të mësojmë nga të gjitha eksperiencat tona të suksesshme. Vetëm kështu do të arrijmë të mobilizojmë jo vetëm ata mbi 700 mijë, që na votuan, por shumë më tepër për të përmbysur regjimin, që po shkatërron të sotmen e të nesërmen e shqiptarëve, edhe jashtë Shqipërisë kjo

Related Posts

Hotelet në Sarandë e Ksamil “bëhen pishman”, nis ulja e çmimeve dhe fushatat në rrjetet sociale
Kryesore

Sarandë, nëna denoncon në polici: Më dhunuan dhe filmuan vajzën 12-vjeçare

13/07/2025
Shqipëria, e para në listën e destinacioneve verore jashtë zonës Schengen për t’u vizituar
Kryesore

Turistja serbe denoncon në polici: Në Ksamil më goditën me grusht në kokë

13/07/2025
La ëndrrën për futbollin që të ndërtojë të ardhmen në Theth, 23-vjeçari i zhgënjyer: Do emigroj sërish
Kryesore

La ëndrrën për futbollin që të ndërtojë të ardhmen në Theth, 23-vjeçari i zhgënjyer: Do emigroj sërish

12/07/2025
Blegtoria në rënie të lirë/ Shqipëria importoi nga jashtë 300 mln euro bulmet dhe 383 mln euro mish
Kryesore

Blegtoria në rënie të lirë/ Shqipëria importoi nga jashtë 300 mln euro bulmet dhe 383 mln euro mish

12/07/2025
Vajzën nga Përmeti e pickon gjarpri, pas mjekimit fillestar në Gjirokastër shkon te Trauma në Tiranë
Kryesore

Vajzën nga Përmeti e pickon gjarpri, pas mjekimit fillestar në Gjirokastër shkon te Trauma në Tiranë

12/07/2025
romeo nazifi
Kryesore

Çmendet shqiptari në Greqi/ Tenton të rrëmbejë vajzën 4-vjeçare nga krahët e nënës

12/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Ledri Vula flet për herë të parë për ndarjen nga Sara Hoxha: Distanca i ftohu raportet

Ledri Vula flet për herë të parë për ndarjen nga Sara Hoxha: Distanca i ftohu raportet

13/07/2025
Flluska misterioze plazme zbulohen mbi piramidat e Egjiptit nga 8,000 kilometra larg

Flluska misterioze plazme zbulohen mbi piramidat e Egjiptit nga 8,000 kilometra larg

13/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al