Tritan Shehu ka nisur të impostohet ndryshe gjatë fushatës në Gjirokastër, duke aplikuar për herë të parë gjoja edhe takimet e rastësishme, të cilat më pas transmetohen sikur janë live në Facebook, por që në fakt janë thjesht të montuara paraprakisht dhe publikohen sikur janë live. Ta ofron Facebook këtë mundësi dhe deri këtu nuk është se ka ndonjë gjë të keqe.
Të gjithë po veprojnë në këtë mënyrë duke nisur nga Rama e deri te Basha. Prova e parë për Tritan Shehun ishte sot në një fshat të Memaliajt, ku sipas postimit të PD-së, bëhet fjalë për “takim me fermerë”, por në fakt është vetëm një. Sidoqoftë nuk është ky problemi më i madh sesa ato çfarë lëshon nga goja Tritan Shehu. Në një përpjekje për t’i mbushur mendjen fermerit se Rama s’ka bërë asgjë për bujqësinë, Shehu i thotë se nga viti 2013 e këtej në Shqipëri nuk është mbjellë asnjë rrënjë ulliri.
Pra, ullinjtë mbilleshin vetëm në kohën e qeverisë së PD-së dhe se atëhere kishte subvencione për të tërë sipas logjikës së Tritan Shehut. Përballë ndërkohë kishte fermerin i cili i përsëriste se s’kishte përfituar kurrë as në kohën e PD-së as në kohën e PS-së. Ai merrej me blegtorinë, Tritan Shehu po i fliste për ullinjte dhe arrorët në kohën e Berishës. Shihni videon më poshtë.
©argjiroja.net