Partia Demokratike mblodhi një ditë më parë aktivin e Gjirokastrës. Të pranishëm ishin i deleguari i Kryesisë së PD-së, Ervin Salianji, si dhe ish-deputeti, Tritan Shehu.
Ky i fundit tha para demokratëve se grushti i shtetit i instaluar nga Edi Rama, kërkon të ndërpresë rrugën tonë europiane.
“Ajo që është zhvilluar gjatë muajve të fundit në strukturat e PD në Qarkun e Gjirokastrës ka vlerë shumë të madhe për lëvizjen politike të radhës. Një gjë të dini fitorja po na troket tek dera”, tha Shehu.
PD është në një fazë ristrukturimi të strukturave të saj duke u bërë gati për zgjedhjet e ardhshme të vitit 2021.
©argjiroja.net