Drejtuesi politik i PD-së ka vijuar takimet elektorale në Gjirokastër. Gjatë një bashkëbisedimi me strukturat në Cepo, Tritan Shehu, ka premtuar se pas fitores së 25 prillit, do të ribëhen zgjedhjet lokale.
“Të jeni të bindur që brenda vjeshtës së këtij viti ne do të realizojmë ndryshimin e pushtetit lokal”, ka thënë Shehu.
Besojmë i mbani mend përbetimet e Shehut dhe Bashës kur thonin: “Vetëm po kaluan mbi trupat tona do t’i bëjnë zgjedhjet lokale pa opozitën”. Dhe cfarë ndodhi, asgjë! Edhe tani kjo retorikë e Tritan Shehut për gjoja ripërsëritje të zgjedhjeve lokale brenda vjeshtës është thjesht sa për të mbajtur me shpresë militantët e PD dhe për t’i karrikuar në zgjedhjet e prillit.
Vendimi për zgjedhjet lokale i takon vetëm Gjykatës Kushtetuese, nuk e ka në dorë as Luli as Tritani me Dashon, dhe nëse merret një vendim për ripërsëritjen e tyre, ka zero mundësi që ato të ribëhen brenda këtij viti. Nuk është hera e parë që Tritan Shehu lëshon mufka të tilla, kështu që thjesht mos e merrni seriozisht as kësaj radhe.
©argjiroja.net