Edhe pse ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar kohë më parë se lejimi i kanabisit në Lazarat ishte politikë e tij shtetërore, për Tritan Shehun para 2013 nuk ka pasur kanabis në Shqipëri. Gjatë një interviste në Alpo Tv, ai ka thënë se kanabisi në Shqipëri nisi pas vitit 2013 me ardhjen e Edi Ramës në pushtet.
“E keni gabim shumë, hashashi këtu ka filluar në vitin 2014, kur u mbush Tepelena, Memaliaj, thotë Shehu.
Më tej drejtuesi politik i PD-së në Gjirokastër është shprehur se në këtë qark do të dalin forcë e parë politike dhe do të fitojnë. Sipas tij Edi Rama ishte i frikësuar nga rezultati në Gjirokastër prandaj ia hoqi një mandat deputeti këtij qarku.
Ai gjithashtu e ka cilësuar Edi Ramën si nja faraon dhe se sipas tij shqiptarët s’duhet të jenë skllevër të këtij faraoni. Shihni videon më poshtë.
©argjiroja.net