Tritan Shehu vijon takimet elektorale në Gjirokastër me strukturat e PD-së. Teksa publikon disa foto në faqen e tij në Facebook nga këto takime, ai shkruan ndër të tjera se Lulzim Basha do të punësojë jo vetëm të rinjtë, por edhe emigrantët që do rikthehen.
“Pas 25 prillit Qeveria Basha, do zbatoj politika punësimi duke hapur 110 mijë vende të reja pune për punësimin e të rinjëve, por dhe rikthimin e emigrantëve”, shkruan Shehu.
Sipas tij “Rilindja” është ortake me Ndraghetën dhe e ka marrë peng Shqipërinë. Në takime bie në sy edhe shkelja e kufizimeve të pandemisë së Covid 19. Numri i pjesëmarrësve është më i madh se 10 dhe të pranishmit nuk mbajnë të gjithë maska.
©argjiroja.net