• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tri vendet ku dyshohet se fshihet Klemend Balili

04/02/2017
Tri vendet ku dyshohet se fshihet Klemend Balili

Për kapjen e Klement Balilit më 26 janar 2017, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë në gjykatë autorizimin për kryerjen e kontrolleve në një sërë banesash e biznesesh në Tiranë, Delvinë dhe Sarandë.

Bazuar në kërkesën e prokurorisë, gjykata ka krijuar bindjen dhe më pas ka dhënë autorizim për kontrollin e banesave dhe bizneseve siç ka kërkuar organi i akuzës. Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka paraqitur kërkesën në gjykatë bazuar në informacionet e servirura prej Policisë së Shtetit.

Kjo e fundit mësohet se ka mbajtur në vëzhgim pa rezultat persona familjarë të Klement Balilit, lidhjet fisnore të tij, por edhe rrethin shoqëror. Pasi ka krijuar tablonë e personave që mund të kishin dijeni për vendqëndrimin e Balilit, apo që mund ta kishin takuar atë, prokuroria, bazuar në informacionet e policisë, ka kërkuar autorizim në gjykatë për kryerjen e kontrolleve.

Në këtë mënyrë, gjykata ka autorizuar kontrollin në banesën e shtetasit Th.F., në fshatin Burojan, në Delvinë. Po ashtu, gjykata ka autorizuar kryerjen e kontrolleve në resort “Santa Quaranta”, në lagjen nr.1, në Sarandë dhe në një disko aty pranë në rrugën që shkon drejt Ksamilit.

“Panorama” shkruan se Prokuroria ka marrë autorizim gjyqësor edhe për kryerjen kontrolli në një hotel dhe në banesën e shtetasit V.H., pranë shkollës së mesme në Sarandë.

Po kështu, sipas dokumenteve që disponon gazeta “Panorama” me autorizim të Gjykatës së Krimeve të Rënda, janë kryer kontrolle edhe në një banesë në rrugën nr.5 në Sarandë, e cila është në pronësi të personave të afërm të shtetasit Th.F. Me urdhër të gjykatës janë kryer kontrolle edhe në fshatin Stjar në Delvinë, në banesat e Bashkim e Klement Balilit. Nga ana tjetër kontrollet janë kryer edhe në Tiranë në rrugën “Besnik Sykja”, në banesën e shtetasit B.K.

Po kështu, kontrolle e kërkime janë bërë nga forcat speciale me autorizim nga gjykata e prokuroria në banesat e shtetasit R.B., në Stjar të Delvinës, por edhe në banesat e këtij shtetasi në Rrugën e Kavajës, në Tiranë.

Në fakt, të gjitha kontrollet u kryen nga forcat speciale, në një operacion që u zhvillua në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë, javën që kaloi. Forcat speciale shoqëruan më shumë se 11 persona të afërt të Klement Balilit, por edhe rrethin e tij shoqëror.

Djali, gruaja, vëllai dhe persona të tjerë të afërt të biznesmenit 46-vjeçar u morën në pyetje për orë të tëra në Policinë e Gjirokastrës, por thanë se nuk kishin asnjë dijeni për vendndodhjen e Klement Balilit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

WhatsApp sjell opsionin e ri që ju lejon t'i mbani bisedat sekrete
Argjiro +

WhatsApp sjell opsionin e ri që ju lejon t’i mbani bisedat sekrete

01/12/2023
Paralajmërimi i Harvardit: Mos hani shpesh pilaf
Argjiro +

Paralajmërimi i Harvardit: Mos hani shpesh pilaf

15/11/2023
Çifti italian thyen rekord: Dasmë dhe divorc brenda 24 orëve
Argjiro +

Çifti italian thyen rekord: Dasmë dhe divorc brenda 24 orëve

26/10/2023
Këto shenja horoskopi “lënë kokën” pas ditëve me shi
Argjiro +

Këto shenja horoskopi “lënë kokën” pas ditëve me shi

18/10/2023
Studentja shqiptare diplomohet në Harvard, shkon në ceremoni me kostum popullor
Argjiro +

Studentja shqiptare diplomohet në Harvard, shkon në ceremoni me kostum popullor

06/09/2023
bankat, kredite, banke, para, depozita bankare
Argjiro +

Çfarë bëjnë bankat me paratë tona!

11/08/2023

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Moti i keq, ARRSH tregon gjendjen e rrugëve në vend

Ja çfarë ndodh me motin gjatë kësaj jave (VIDEO)

11/12/2023
Juglindja pushtohet nga dëbora dhe mjegulla, apeli për shoferët

Juglindja pushtohet nga dëbora dhe mjegulla, apeli për shoferët

11/12/2023
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al