Treshja e aplikacioneve në pronësi të Facebook ku përfshihet Facebook,Instagram dhe Messenger ka pësuar një bllokim sot në mëngjes, sipas përdoruesve të tyre.
Gjurmuesi online i ndërprerjeve Down Detector regjistroi mijëra ankesa menjëherë pas orës 10 të mëngjesit në Mbretërisë së Bashkuar. Shumica e problemeve duket se kanë të bëjnë me Facebook Messenger, por disa përdorues po ankohen gjithashtu se Facebook dhe Instagram kanë pushuar së funksionuari.
Sipas The Sun ndërprerja nuk duket se po prek të gjithë përdoruesit por është e rëndë për ata që janë prekur pasi thonë se nuk mund të marrin asnjë mesazh, dhe disa madje as nuk mund të hyjnë në aplikacionet.
Përdoruesit shfrytezuan platformën Twitter për t’u ankuar në lidhje me ndërprerjen.
Një përdorues I inatosur u shpreh-“Facebook Messenger bie në një ditë kur unë po përpiqem të bëj biseda.”
Ne kemi kërkuar nga Facebook për koment dhe do ta azhurnojmë këtë histori me çdo përgjigje.