Për 7 Marsin, drejtuesi politik i PS-së në Gjirokastër, Bledi Çuçi ka publikuar pamjet e gjimnazit “Asim Zeneli” të rikonstruktuar. Ai thotë se “çdo para publike e hedhur në shkolla dhe në dije nuk është asnjëherë e shpenzuar kot”.
Postimi
Me këto pamje fantastike të gjimnazit “Asim Zeneli” në Gjirokastër, të transformuar plotësisht në një hapësirë që nuk ishte parë prej vitesh për mësuesit dhe nxënësit e kësaj shkolle ndër më të mirat në Shqipëri, ju uroj gëzuar 7 Marsin. Mirënjohje për mësuesit, ata që kanë dalë në pension dhe të tjerët që vazhdojnë ende të japin kontributin e tyre të çmueshëm për fëmijët tanë. Do të vazhdojmë të investojmë në arsim sepse çdo para publike e hedhur në shkolla dhe në dije nuk është asnjëherë e shpenzuar kot.