Vdes në aksident një 20-vjeçar shqiptar. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në Megaplatano Atalanti, Greqi. Shqiptari ishte duke drejtuar një traktor në një fermë me ullinj dhe në rrethana ende të paqarta mjeti është përmbysur duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Në vendngjarje shkoi ambulanca me dy zjarrfikëse për ti ardhur në ndihmë 20-vjeçarit shqiptar, por të gjitha përpjekjet ishin të kota. Ndërkohë, policia greke po vijon hetimet për zbulimin e shkaqeve të plota të aksidentit tragjik.