• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tragji-komikja e debateve mbi vizitën e Ramës në Turqi

08/01/2021
Tragji-komikja e debateve mbi vizitën e Ramës në Turqi

Ndonëse e eklipsuar nga zhvillimet e pazakonta në Uashington, vizita e radhës e Ramës në Ankara, kësaj herë më pompoze dhe me marrëveshje impaktive për të ardhmen e afërt e të largët mes dy vendeve, nuk mbeti pa u komentuar.

Në rrjete vijon ende të bubrrojnë komentet, ku pavarësisht se sa e mprehtë mund të jenë një çështje, e destinuar posaçërisht për mendje të mprehta dhe të dijshme gjithashtu, bëhen pronë e turlilloj individëve, deri dje anonim, e të dënuar për të qenë anonimë, por që Zuckenbergu iu ka dhuruar fjalën si një “armë për leje”, e më të ushqejnë delirantizmin e tyre, por për fat të keq duke e bërë këtë botë dhe më të marrëzishme.

Shekuj më parë, direktivat e Zotit për njeriun, të kumtuara në Kuran apo nga Profeti Muhamed në trajtë këshillash, do potenconin rëndësinë që ka në moralin njerëzor të mosmarrurit me atë çështje që nuk të takon – thënë ndryshe, kur s’ke kompetencë. E kundërta, të klasifikon si problematik për shoqërinë.

Dhe kjo marrëzi vijon dhe në studio televizive, aty ku ndryshe nga pazari i ububushëm i rrjeteve sociale, ekzistojnë instrumente për ta ngritur një nivel bisede e ulur profanizmin, sidomos për çështje të mprehta me fokus zhvillime diplomatike. Por as aty nuk ndodh. Ato që kanë në dorë ndërtimin e debateve, varësisht çështjeve, o janë profanë profesionalë, o janë në një nivel pandjeshërie po profesionale.

Kur është fjala për Turqinë, edhe pse ajo shfaqet e afërt dhe e thjeshtëzuar për ne si shqiptare, m’u për faktin se është skematizuar e klisheizuar nga historiografia komuniste, do duhen njerëz që e njohin mirë jo thjesht historinë e atij shteti, por në rrafshin gjeopolitik rëndësinë e këtij shteti për zhvillimet botërore, sot e në çdo kohë, që të mund të jetë i pranishëm në një debat të tillë.

Turqia, dje, sot e gjithnjë, do jetë bartësja e çelësave të zhvillimeve botërore, në çdo stad të ndodhet, gjersa të ketë në zemër të saj kryeqytetin e botës për nga rëndësia strategjike – Stambollin. Një qytet i cili hyn në parashkimet dhe profetike për vijushmërinë e botës. Por pa hyrë kaq thellë, mjaft të lexohet i vetmi emër që arrin të thotë diçka të pjekur rreth Turqisë, tej klisheve dhe retorikave idiote “për inat të Ramës” – Dritan Hila.

I pajisuar dhe me ca dije historiko-diplomatike me në qendër Turqinë që pakkush në Shqipëri mund t’i dijë, është sot i vetmi zë serioz në median shqiptare që ia vlen të lexohet kur është fjala për Turqinë. Veç Hilës, është tesheshi.com, me gazetarin Bujar Hoxha, njohës i afërt e po ashtu i thellë i realiteteve turke, sidomos në disa prej fronteve të luftrave të sotme, që ka trajtuar me kompetencë aspekte të asaj se ç’është Turqia në thellësinë e saj strategjike. Të tjerat, ose të tjerë që marrin kuroja të flasin, me status edhe të ftuarish në studio, janë në kufijtë e qesharakes.

Shëmbëlltyrë e kësaj është analisti që mëton të jetë i thellë por që është kokra e thatësirës së mendimit sa herë hap gojë, Agron Gjekmarkaj. Duhej të trajtohej vizita e Ramës në Turqi që të dalë edhe më qartë në pah se në ç’derexhe është katandisur mendimi publik shqiptar kur, habitshëm, në majë të saj ka zënë një vend dhe Gjekmarrkaj i asgjëje, sidomos në të thënë.

Ai ishte një ndër të përzgjedhurit e natës të së mërkurës në studio, për të folur për vizitën e Ramës te Erdogan. Ishte te Eni Vasili, së bashku dhe me inkopetentë të tjerë nën titullin eufemik “analist”, të cilin me të drejtë, i ndjeri Tos Baxhaku e urrente aq shumë, e që e ruajti fisnikërinë e tij si gazetar duke mos pranuar kurrë të jetë sosh. Ishte kjo arsyeja pse Baxhaku s’pranonte të ishte banor studiosh, ose ndryshe personazh kafeneshë në trajtë studiosh, sepse niveli i debatit deri aty shkon, te kafja, edhe kjo fshati.

Ishte krah Gjekarmarkajt dhe Dyrnjaja. Po ky ç’përfaqëson për çështjen në fjalë? Ç’njohje ka ky për Turqinë apo për artin e diplomacisë veç një të njohuri nga rrjetet sociale, pasi nuk u njoh dot për 20 vite në media, duke mbetur thjesht një folës lajmesh?

Të tjerët, siç Abilekaj, meritojnë të njëjtën pikëpyetje torturuese.

Kalojmë te Opinioni. Aty shfaqet Mark Marku, i cili me Turqinë ka vetëm këtë lidhje: e vërtetë apo sajesë, thuhet se vite më parë, pasi vizitoi Stambollin dhe u mahnit nga Xhamia Blu, i tha Henri Çilit: Henri, nëse do futeshe në atë xhami, do hyje Henri e do dilje Naim! (Naim, emri i Henrit para se të francizohej).

Për tjetërçka nuk dihet se sa kompetent është Mark Marku në lidhje me Turqinë, apo diplomacinë në përgjithësi. Analistë të sërës së tij, në të tilla raste, i bashkon një mllef irracional ndaj Ramës, që pasi iu është shndërruar në obsesion me nuanca të dukshme frustrimi, flasin gjëra për të cilat as që e dijnë se ç’flasin.

Dhe, si për shumë çështje të tjera, kur ftohen të flasin, çaprashisin gjëra që nuk shkojnë tej shfrimit ndaj Ramës. Të tillë, ngjajnë të dënuar, dhe jo thjesht ngjajnë por janë realisht ashtu, që të mos vlejnë për asnjë gjë tjetër veç të qënit analist, në kuptimin pezhorativ të kësaj fjale. Të thuash përshembull që një ditë mund të jenë shtetarë ose reformatorë të ndonjë fushë të caktuar, sjellës të ndonjë risie apo fantazist në shtetndërtim, përbën një fantazi të çartur.

Ah, ishte dhe Klevis Balliu, një shaka e trishtë e politikës shqiptare, siç PD prodhon të tilla pa fund. Edhe për shkak të të atit, asaj çfarë përfaqëson një ish-komunist i shëmtuar (jo fizikisht por mendërisht), i konvertuar në anti-komunist po aq të shëmtuar (çudi: shembullin e kujt morri?), është thjesht një kërriç për tema të tilla, për të cilin nuk ja vlen asnjë koment më tej.

Ndaj është më mirë të ndjekësh “Hapësirë e Blertë” të Marash Mirashit, edhe kur është ritransmetim. Aty qetësohesh e relaksohesh, pasi njeh një Shqipëri shumë më dinjitoze, e që përçon plot shpresë se Shqipëria mund të bëhet.

Aty, gegnishtja fshatare e Mirashit është shumë më e ëmbël se ajo gegnishtja kinse katolike e Gjekmarkajt.(Tesheshi)

Fjalë Kyce: athinegreqiramaturqi
Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIRO" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Rudina Xhunga: PD-në e kontrollon ende Berisha, ai i bën listat. Basha është vetëm folës
Lajme

Rudina Xhunga: PD-në e kontrollon ende Berisha, ai i bën listat. Basha është vetëm folës

05/03/2021
Lajme

39 raste të reja me Covid në Sarandë, 30 në Gjirokastër, 22 në Tepelenë, 9 në Delvinë e Memaliaj, 4 në Përmet, 1 në Finiq e Libohovë

05/03/2021
Deputeti i PS-së largohet nga politika: Fundi i një kapitulli, do doja të kisha bërë më shumë, por kaq mundësi kisha
Lajme

Deputeti i PS-së largohet nga politika: Fundi i një kapitulli, do doja të kisha bërë më shumë, por kaq mundësi kisha

05/03/2021
Tritan Shehu kërkon vota për PD-në në Tepelenë: Basha do qeverisë për shqiptarët. Më 25 prill shqiptarët do t’i tregojnë rrugën Ramës
Lajme

Tritan Shehu kërkon vota për PD-në në Tepelenë: Basha do qeverisë për shqiptarët. Më 25 prill shqiptarët do t’i tregojnë rrugën Ramës

05/03/2021
Albin Kurti bën fushatë me Çerçiz Topullin për kandidatin e tij në Gjirokastër (VIDEO)
Lajme

Rudina Xhunga: Albin Kurti m’u duk i vjetër, e kam promovuar si një ‘e re’ që duhet mbështetur por ngjan si i ardhur nga folklori

05/03/2021
Nuk fitoi vendin e punës te portali “Mësues për Shqipërinë”, i ve zjarrin Drejtorisë Arsimore
Lajme

Nuk fitoi vendin e punës te portali “Mësues për Shqipërinë”, i ve zjarrin Drejtorisë Arsimore

05/03/2021

 

 

 

 

 

Te fundit

Rudina Xhunga: PD-në e kontrollon ende Berisha, ai i bën listat. Basha është vetëm folës

Rudina Xhunga: PD-në e kontrollon ende Berisha, ai i bën listat. Basha është vetëm folës

05/03/2021
Nard Ndoka: Kandidimi i Çomos e Bozdos për PS, ato do i kujtojnë shqiptarëve tërmetin e pandeminë

Nard Ndoka: Kandidimi i Çomos e Bozdos për PS, ato do i kujtojnë shqiptarëve tërmetin e pandeminë

05/03/2021
Messi shpallet lojtari i muajit në La Liga

Messi shpallet lojtari i muajit në La Liga

05/03/2021

39 raste të reja me Covid në Sarandë, 30 në Gjirokastër, 22 në Tepelenë, 9 në Delvinë e Memaliaj, 4 në Përmet, 1 në Finiq e Libohovë

05/03/2021

780 raste të reja me Covid në Shqipëri, 21 jetë të humbura (Harta)

05/03/2021

Media online e pavarur, që synon të informojë me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të vendit. Për marketing dhe çdo informacion tjetër nga shkruani në [email protected]

Follow Us

Facebook Instagram Youtube

Shfleto sipas kategorisë

  • Argjiro +
  • Blog
  • Boterori 2018
  • Kryesore
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Më të lexuarat
  • Paparazzi
  • Para dhe Pushtet
  • Pikante
  • Planet
  • Sport
  • Uncategorized

Të fundit

Rudina Xhunga: PD-në e kontrollon ende Berisha, ai i bën listat. Basha është vetëm folës

Rudina Xhunga: PD-në e kontrollon ende Berisha, ai i bën listat. Basha është vetëm folës

05/03/2021
Nard Ndoka: Kandidimi i Çomos e Bozdos për PS, ato do i kujtojnë shqiptarëve tërmetin e pandeminë

Nard Ndoka: Kandidimi i Çomos e Bozdos për PS, ato do i kujtojnë shqiptarëve tërmetin e pandeminë

05/03/2021
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al