Personat që po shikoni në foto janë Pjetër Rushaj, 50 vjeç dhe djali i tij, Jason, vetëm 14 vjeç. Babë e bir humbën jetën në Shkodër pasi i mori rrjedha e ujit dhe shënuan viktimat e para nga moti i keq në vend.
Rushaj po udhëtonte me fëmijët e tij me makinë në momentin që i mori rrjedha e ujit. Vajza arriti të dilte nga mjeti, ndërsa vetë 50-vjeçari me të birin, jo. Pas 16 orësh kërkime, trupar e tyre u gjetën në Përrua, në Bogë.
Pas 16 orësh kërkime Policia ka arritur të gjetjë e të nxjerrë nga makina babë e bir në Malësinë e Madhe. Në pamjet e publikuar nga Policia shihet momenti kur pëlumbarët e RENEA-s nxjerin trupat nga makina. Rrjedha e fortë e ka vështirësuar punën dhe siç shihet në pamje nxjerrja e trupave ishte e vështirë.
Pjetër Rushaj, 50 vjeç, u zhduk mesditën e djeshme bashkë me djalin e tij. Ai po udhëtonte me djalin e vajzën me makinë, kur rrjedha e ujit i mori përpara dhe i hodhi në lum. Vajza arriti të dilte, ndërsa 50-vjeçari me të birin jo. Kërkimet u ndërprenë në orët e mbrëmjes për shkak të errësirës.