• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tragjedia e Titanikut 110 vjet më parë: Kuriozitetet që nuk i dinit për anijen më të famshme në histori

18/04/2022
Tragjedia e Titanikut 110 vjet më parë: Kuriozitetet që nuk i dinit për anijen më të famshme në histori

Katastrofa e Titanikut ndodhi 110 vjet më parë, por historia e tij filloi shumë shekuj më parë. Kur krijuesit menduan për emrin, ata donin të gjenin një fjalë që do të ndihmonte në shprehjen e madhësisë të pabesueshme të anijes.

Por edhe pas fundosjes tragjike më shumë se një shekull më parë, legjendat dhe të vërtetat vazhdojnë të qarkullojnë.

Për shembull, mbetjet e Titanikut u kërkuan deri në vitin 1985. Vetëm pas kësaj, historia e tragjedisë filloi të bëhej e qartë. Për një kohë të gjatë u supozua se anija u fundos tërësisht. Në shtator 1985, një ekip i eksploruesve francezë dhe amerikanë gjetën anijen të ndarë në dysh.

Duke qëndruar tek të vërtetat, pak a dinë se në filmin e parë të vitit 1912, luan një e mbijetuar nga mbytja e anijes, ndërsa çelësi i dylbive të kapitenit (që mund të kishin shmangur fundosjen), është shitur në ankand.

Një zjarr, shkaku i vërtetë i fundosjes?

Ishte ora 23:40 e 14 prillit 1912, kur Titaniku, linja më e madhe e anijeve që ekzistonin ndonjëherë, goditi një ajsberg në Oqeanin Atlantik, në brigjet e Grenlandës. Dy orë e dyzet minuta pas përplasjes, gjigandi i çelikut, simbol i “Belle Epoque”, u zhyt në fund të detit.

Sipas sondazheve, anija po çante detin me një shpejtësi shumë të madhe për të shmangur bllokun e akullit që hapi një vrimë në pjesën e poshtme.

Thënë kështu, sipas gazetarit irlandez, Senan Molony – i konsideruar si një nga ekspertët më të shquar të Titanikut – shkaku kryesor i fundosjes ishte një zjarr që shpërtheu, kur “i pathyeshmi” ishte ende në portin e Belfastit, ku ishte ndërtuar.

Molony i nxori këto përfundime duke parë disa fotografi, të cilat tregojnë flakë në bord. Pavarësisht përpjekjeve të tyre, punëtorët nuk arritën t’i shuanin ato dhe dobësuan ngushtësinë e mureve të pjesës, ku ndodheshin motorët.

“Olympic”, “Titanic” dhe “Britannic”, ishin anijet motra të “White Star Line”, një nga kompanitë më të famshme britanike të transportit në atë kohë. “Olympic” ishte më me fat nga të treja, sepse ishte e vetmja që nuk u fundos, si dhe ishte e para për nga ndërtimi.

Të tre anijet ishin praktikisht identike në gjatësi, gjerësi dhe lartësi. I vetmi ndryshim domethënës i jashtëm, ishte gjysma e përparme e pjesës së urës A: te “Titanic” dhe “Britannic”, ajo ishte e mbuluar, një detaj që rriti tonazhin e tyre me rreth një mijë tonë.

E para bëri udhëtimin e saj të parë më 14 qershor 1911, nën komandën e kapitenit Edward Smith, i njëjti kapiten i Titanikut në udhëtimin e tij të vetëm. Anija oqeanike i mahniti të gjithë, duke mbërritur në Nju Jork në vetëm 5 ditë, 16 orë e 42 minuta, pa i ndezur as të gjitha kaldajat. Me mbërritjen në portin e Nju Jorkut, nisën edhe aksidentet, ku një rimorkiator për pak u fundos teksa manovronte në port.

Më vonë, me fillimin e Luftës së Parë Botërore, ajo u shndërrua në një anije transporti trupash. Ishte 15 maj 1934, kur “Olimpic” përplasi harkun e saj, duke fundosur anijen e vogël amerikane “Nantucket Lightship LV-117”, duke vrarë të gjithë ekuipazhin e saj.

Disa muaj më vonë anija u çmontua dhe në mars 1935 u hoq nga pjesa e brendshme e saj dhe u shkatërrua.

“Britannic”, nga ana tjetër, u kërkua në fillim të Luftës së Parë Botërore nga Marina Mbretërore dhe u shndërrua në një anije spitalore, vetëm për t’u fundosur në vitin 1916 nga një minierë detare gjermane në Detin Egje.

Me më shumë se 40 vjet përvojë, kapiteni Edward Smith ishte kandidati ideal për të udhëhequr një gjigant si Titaniku përtej Atlantikut.

Por diçka në historinë e natës së mbytjes së anijes nuk përputhet. Në fakt, pavarësisht paralajmërimeve të ndryshme, kapiteni Smith vendosi të tërhiqej në dhomat e tij, pavarësisht se ishte i vetëdijshëm për akullin e pranishëm në trajektoren e udhëtimit.

Pas fundosjes, dëshmitë janë kontradiktore: disa e përshkruan sjelljen e Smith si heroike, të tjerë e përshkruajnë atë si “jo-aktiv dhe jo-efektiv”. Duke lënë mënjanë përgjegjësinë, në mbytjen e anijes kapiteni humbi jetën me 1.500 viktimat e tjera të fatkeqësisë.

Marinarë pa dylbi (dhe çelësi “shumë i çmuar”)

Sipas ekspertëve, nëse marinarët do të kishin mundur të përdornin dylbi, ajsbergu do të ishte paralajmëruar me kohë, duke shmangur tragjedinë.

Sa keq që ato u mbajtën në një sirtar të mbyllur! Po ku ishte çelësi? Në tokë, në xhepat e zv.kapitenit, David Blair. “Relikja” u shit në ankand në vitin 2016 për 90.000 paund.

Nga 2.224 pasagjerë të hipur në Titanik, mbijetuan vetëm 700. Mes 1.500 viktimave, kishte kryesisht njerëz që qëndronin në klasin e tretë, ku rregullat e sigurisë nuk ishin ende të përshtatshme për t’u marrë me një mbytje anijeje.

Nga ekuipazhi dhe stafi, asnjë kamerier nuk shpëtoi, shumë prej tyre thuhet se kanë ngrirë deri në vdekje, temperatura e ujit në fakt shkoi 0 dhe varkat e shpëtimit, përveçse ishin një numër i pamjaftueshëm, janë hedhur në det gjysmë bosh.

Margaret, e njohur si “Molly” Brown, bijë e emigrantëve irlandezë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, filloi të punonte në moshë shumë të re në një fabrikë duhani.

Edhe kur u martua me të pasurin Joseph Brown, ajo kurrë nuk pushoi së ndihmuari njerëzit në nevojë.

E cilësuar si një personalitet jo-konformist, ajo ishte një nga protagonistet e shpëtimit të pasagjerëve të Titanikut, pjesë e të cilit ishte edhe ajo.

Sapo u nis varka e shpëtimit, zhvendosi marinarin që duhej të voziste – ndoshta shumë i trazuar për ta bërë këtë – dhe e çoi mjetin e vogël larg nga vorbulla e shkaktuar nga mbytja e trans-atlantikut, pasi përndryshe do t’i kishte thithur edhe ata në fund të detit.

Violet Jessop, e mbijetuar nga trinjakët e “White Star Line”

Violet Jessop ishte një stjuardesë e “White Star Line” dhe punoi me të tre anijet binjake (“Titanic”, “Olympic” dhe “Britannic”) të “White Star Line”.

Në vitin 1911, ajo ishte në “Olimpic”, kur anija përplasi një kryqëzor në Kanalin anglez të La Manshit.

Një vit më pas, arriti të shpëtojë nga fundosja e Titanikut dhe në vitin 1916 përsëri mbijetoi gjatë sulmit gjerman në anijen “Britannic”.

“Saved from the Titanic”, filmi i vitit 1912

“Saved from the Titanic” (Të shpëtuar nga Titaniku), është filmi i parë me metrazh të shkurtër pa zë i xhiruar mbi incidentin e vitit 1912 disa muaj pas fundosjes.

Protagoniste është Dorothy Gibson, një aktore që udhëtoi në klasin e parë të anijes dhe me të vërtetë mbijetoi.

Subjekti shpaloset përmes kujtimeve të Gibsonit, e cila rrëfen mbytjen e anijes dhe shpëtimin e saj për të dashurin dhe prindërit.

U deshën 73 vjet për të gjetur rrënojat e Titanikut. Mbytja e Titanikut ndodhet në 3.800 metra thellësi dhe është në gjendje kritike për ruajtjen e tij.

Pak ka mbetur nga shkëlqimi i të kaluarës: pamjet e marra nga eksploruesit e “OceanGate” në bordin e një nëndetëseje, tregojnë se mjeti trans-oqeanik po shpërbëhet gradualisht nën ujë.

Regjisori Cameron zgjodhi Di Caprion

Ishte viti 1997, kur filmi kolosal i frymëzuar nga historia e Titanikut me regji të James Cameron, u shfaq në kinematë e të gjithë botës.

Fitues i 11 çmimeve “Oscar”, ai rrëfen dashurinë e Jack Dawson dhe Rose De Witt Bukater, të luajtur nga Leonardo Di Caprio dhe Kate Winslet.

Megjithatë, pretendente për rolin e femrës në film, ishin edhe Gwyneth Paltrow, Nicole Kidman, Jodie Foster, Cameron Diaz, Madonna dhe Sharon Stone.

Ndërsa për Di Caprio-n, ishte vetë Cameron ai që vuri veton, ndryshe nga produksioni që preferoi Matthew McConaughey.“Si”

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025
Sipas mjekëve ai nuk do të ecte më kurrë, por tani ai fluturon
Argjiro +

Sipas mjekëve ai nuk do të ecte më kurrë, por tani ai fluturon

25/12/2024

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

“Bëhu burrë” – Baton Haxhiu e Agron Shehaj vënë një bast

“Bëhu burrë” – Baton Haxhiu e Agron Shehaj vënë një bast

11/05/2025
Exit Poll-i: PS ruan 3 mandate në Gjirokastër, 8 në Vlorë

Exit Poll-i: PS ruan 3 mandate në Gjirokastër, 8 në Vlorë

11/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al