• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Trafikoi 1 ton kanabis drejt Italisë, arrestohet 34-vjeçari

13/05/2023
Dy vëllezër bëjnë për spital ish-burrin e motrës (Detajet)

Policia e Vlorës ka vendosur në pranga 34-vjeçari Grigor Likaj, i cili tentoi të trafikojë një sasi prej 1 ton drogë drejt Italisë së bashku me 5 persona të tjerë në korrik 2022.

Njoftimi i policise:

Falë inteligjencës informative, strukturat operacionale dhe ato hetimore të DVP Vlorë lokalizojnë, kapin dhe vënë në pranga një shtetas të shumëkërkuar për trafikimin e rreth 1 ton marijuanë, në Itali.

34-vjeçari ishte shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit policor ndërkombëtar të koduar “Syri”, të zhvilluar në korrik të vitit 2022.

Strukturat operacionale dhe ato hetimore të DVP Vlorë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Syri”, i cili fshihej në lagjen “1 Maji”, Vlorë, kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Bazuar në informacionet e siguruara, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle dhe si rezultat, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, kanë lokalizuar dhe kapur shtetasin në kërkim G. L., 34 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 10.08.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Shtetasi G. L., në bashkëpunim me 5 shtetasit e arrestuar në muajin korrik të vitit 2022, në Vlorë, dyshohet se ka transportuar një sasi prej 992 kg lëndë të dyshuar narkotike marijuanë (të ndarë në 153 pako), me 3 skafe, drejt një mjeti tjetër lundrues, në thellësi të ujërave të detit Jon dhe më pas e kanë nisur atë drejt Italisë.

Operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Syri”, që goditi ketë rast të trafikimit të lëndëve narkotike, u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Guardia di Finanza-n, Delta Forcë, Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, Departamentin për Kufirin dhe Migracionin dhe Departamentin për Policinë Kriminale, në Policinë e Shtetit.

Gjatë këtij operacioni, u sekuestruan lënda narkotike, 2 automjete dhe 4 mjete lundruese që u përdorën për transportimin e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIRO" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Rama bën ‘paqe’ me Lazaratin, vizita e parë pas operacionit antikanabis 9 vite më parë
Kryesore

Rama bën ‘paqe’ me Lazaratin, vizita e parë pas operacionit antikanabis 9 vite më parë

28/05/2023
“Jeni ju zoti Rama?” Kryeministri batuta me turistët në Gjirokastër: S’jam atraksion turistik
Kryesore

“Jeni ju zoti Rama?” Kryeministri batuta me turistët në Gjirokastër: S’jam atraksion turistik

28/05/2023
Rama në Lazarat, vizitë te qendra e bimëve medicinale
Kryesore

Rama në Lazarat, vizitë te qendra e bimëve medicinale

28/05/2023
Tritan Shehu xhindoset nga vizita e Ramës në Lazarat: Si krimineli në vendin e krimit
Kryesore

Tritan Shehu xhindoset nga vizita e Ramës në Lazarat: Si krimineli në vendin e krimit

28/05/2023
Rama: Kur morëm pushtetin Gjirokastrën e gjetëm me një hotel e gjysmë
Kryesore

Rama: Kur morëm pushtetin Gjirokastrën e gjetëm me një hotel e gjysmë

28/05/2023
Rama- drejtuesve në Gjirokastër: Mos fluturoni me barishte. Njerzit janë të pakënaqur me ne, por besojnë se ne i bëjmë gjërat që presin
Kryesore

Rama- drejtuesve në Gjirokastër: Mos fluturoni me barishte. Njerzit janë të pakënaqur me ne, por besojnë se ne i bëjmë gjërat që presin

28/05/2023

Shfleto sipas kategorisë

  • Argjiro +
  • Blog
  • Boterori 2018
  • Kryesore
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Më të lexuarat
  • Paparazzi
  • Para dhe Pushtet
  • Pikante
  • Planet
  • Sport
  • Uncategorized

Të fundit

Rama bën ‘paqe’ me Lazaratin, vizita e parë pas operacionit antikanabis 9 vite më parë

Rama bën ‘paqe’ me Lazaratin, vizita e parë pas operacionit antikanabis 9 vite më parë

28/05/2023
“Jeni ju zoti Rama?” Kryeministri batuta me turistët në Gjirokastër: S’jam atraksion turistik

“Jeni ju zoti Rama?” Kryeministri batuta me turistët në Gjirokastër: S’jam atraksion turistik

28/05/2023
  • Kryesore

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al