Pas mediave britanike, edhe ato italiane kanë promovuar “tokën e shqiponjave”. Një reportazh i “Corriere Della Sera” i dedikohet bukurive natyre dhe vlerave njerëzore që mbizotërojnë në Shqipëri. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në “facebook”. “Këtë herë është radha e gazetës më të madhe italiane “Corriere Della Sera” që të promovojë “tokën e shqiponjave”, shkruan ndër të tjera kryeminsitri.