Flamur Golemi vijon ndryshimet në Bashkinë Gjirokastër. Nënkryetari Vangjel Muço është larguar nga pozicioni që mbante që prej kohës së Flamur Bimes.
Ai do të shërbejë në bashki në një tjetër pozicion tjetër brenda profilit të tij si inxhinier. Ndërkohë me shkarkimin e Muços, Golemi ka bërë një tjetër lëvizje. Nënkryetarja e re e Bashkisë Gjirokastër është Jorida Muho.
32-vjeçarja ka përfunduar studimet e larta në Qipro për Arkitekturë. Ka një përvojë të gjatë në këtë fushë dhe rikthehet në Gjirokastër për të shërbyer në një detyrë të rëndësishme.
Pritet që në javët e ardhshme të prezantohen edhe dy nënkryetarët e tjerë, njëri prej të cilëve do të jetë i fokusuar tek fshati dhe zhvillimi rural.
©argjiroja.net