• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tirja hiqej si tezja e pacientes me Covid, zbardhen detaje nga dosja, ja si i mori 8 milionë lekë

15/01/2021
Unë jam Tirja, kam dy fjalë për vete e për ty nga shtylla e turpit!

Sanitarja e ‘Shefqet Ndroqit’, e cila u hoq si infermiere dhe i mori vajzës së një pacienteje me COVID, e cila më pas humbi jetën, 800 mijë lekë ka dalë sot para gjykatës për masën e sigurisë. Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë dhe vendosi ‘arrest me burg’ për Tire Alldervishin për akuzën ‘mashtrim me pasoja të rënda’.

Prokurori i çështjes, Bledar Valikaj, ka deklaruar në seancë se po zhvillohen hetime nëse kemi të bëjmë një skemë zhvatje ndaj të sëmurëve me COVID-19. Duke dhënë detaje ai është shprehur se Alldervishi ka kërkuar fillimisht 2 mije lek vetëm për të futur telefonin. Tirja i jepte kallëzueses edhe një liste me ilaçe që duhet të blinte për kurimin e së ëmës. Ajo në momente të caktuara ka kërkuar edhe 7 mijë lek, madje i cilësonte pak. Burime për Report Tv nga spitali thonë se sanitarja Alldervishi është hequr tek personeli i sanatoriumit, sikur e kishte teze pacienten, që më pas fatkeqësisht humbi jetën.

MASHTRIMI SIPAS PROKURORISË

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar më datë 13.01.2021 procedimin penal në ngarkim të shtetases Tire Alldervishi për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit”, të parashikuar nga nenet 143/2 të Kodit Penal. Shtetasja Eltjana Sinanaj, e cila ka bërë kallëzim penal ndaj shtetases Tire Alldervishi e datëlindjes 15.03.1962, pasi sipas saj, i ka marrë disa shuma parash të konsiderueshme për t’i shërbyer mamasë së kallëzueses, e cila ishte e shtruar në spital me Covid-19, duke iu prezantuar si infermiere, ndërkohë që ishte sanitare e spitalit.

Gjithashtu, në emisionin “Stop” të datës 12.01.2021 janë transmetuar pamjet për ngjarjen e ndodhur. Në datën 28.11.2020 mamaja e kallëzueses është shtruar te Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” pasi ka rezultuar pozitive me COVID-19 dhe ka ndërruar jetë po në këtë spital me datë 25.12.2020.

Në derë i është paraqitur një shtetase e veshur si infermiere dhe i ka thënë që është infermiere në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Kjo shtetase ishte Tire Alldervishi dhe që më vonë ka marrë vesh se punonte si sanitare në këtë spital. Që në momentin e parë, ajo i ka kërkuar një shumë parash, prej 2000 lekësh, në mënyrë që t’i jepte telefonin së ëmës së denoncuese, duke i thënë që po e bënte për atë edhe pse nuk e kishte parë asnjëherë më përpara. Më pas i thotë që ta presë në lokal.

Kur shkon në lokal, i ka thënë: “Meqenëse infermierët e tjerë nuk lejohen të vijnë në lokal, e ka marrë ajo përsipër duke i kërkuar shumën e lekëve, e cila ishte 10,000 për doktoreshën dhe 5000 për infermierët dhe sanitarët që i hiqnin pampersin”. Kjo shumë vazhdonte çdo ditë dhe kanë qenë ditë të pakta që kallëzuesja ka dhënë vetëm 3000 lekë për infermierët dhe 5000 për doktoreshën, dhe përpos tyre, i jepte listën e ilaçeve që duhet të merrte nga jashtë.

Kallëzuesja nuk e dinte a po ua jepnin ilaçet apo jo, sepse mamaja e saj i kishte thënë me mesazhe që nuk i japin asgjë nga ato që i sillnin ata. Shuma e paguar në total është rreth 800.000 lekë të rinj, pa llogaritur ilaçet që kallëzuesja, sipas instruktimit të Tire Alldervishit, i blinte nëpër farmaci të ndryshme për t’ia dhënë asaj me qëllim që të bëhej mjekimi i mamasë së saj. Komunikimet ndërmjet Tire Alldervishit dhe kallëzueses janë bërë si verbalisht, ashtu edhe nëpërmjet rrjetit të komunikimit “WhatsApp”.

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025
Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al