Kur na ndajnë vetëm pak minuta nga mbyllja e procesit të votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat që tregojnë se pjesëmarrja e qytetarëve ka shkuar në 45.41%. Bëhet me dije se këto të dhëna janë në bazë të atyre që janë raportuar nga 1879 qendra votimi nga 5199 që janë në të gjithë vendin.
Tirana është qarku i parë që ka dhe shifrën më të lartë të qytetarëve të dalë në zgjedhje deri më tani, duke u ndjekur nga Dibra. Ndërkohë qarqet që kanë numrin më të ulët të pjesëmarrjes në zgjedhje vijojnë të jenë Vlora dhe Shkodra. Nga KQZ raportohet se procesi i votimeve ka qenë i qetë, me përjashtim të disa incidenteve të shënuara në Berat, Elbasan, Tropojë dhe në Korçë.