• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Ti je Goli?”, fjalët e autorit para se të ekzekutonte Elton Çiçon nga Tepelena

03/03/2017
“Ti je Goli?”, fjalët e autorit para se të ekzekutonte Elton Çiçon nga Tepelena

“Ti je “Goli”? Kështu i është drejtuar autori i vrasjes së Elton Çiços njërit prej tre personave që ishin në tavolinën në hyrje të lokalit “De Niro”, ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Ndoshta nuk ka qenë i sigurtë për objektivin e atentatit, i dyshuari për ekzekutimin e Elton Çiços, i cili u vra vitin e kaluar në një lokal pranë zonës së Bllokut në Tiranë, raporton GSH.al

Burime pranë hetuesve të çështjes, bënë dje me dije se pas ekzekutivit të Çiços, janë marrë në pyetje tre persona, të cilët kanë qenë në tavolinën në hyrje të lokalit në zonën e ish-Bllokut, ku nga pamjet e kamerave filmike duket që autori i krimit ka pasur një komunikim të shkurtër me pjesëtarët e kësaj tavoline.

Mësohet se nën cilësinë e dëshmitarit janë marrë personat me iniciale B.V., L.S dhe E.D. Të tre këta persona kanë deklaruar para hetuesve, se autori i ngjarjes, para se të hynte në lokal i është drejtuar shtetasit E.D., duke e pyetur nëse quhej “Goli” ose “Koli”, fjalë që nuk janë fiksuar qartë nga këta persona. E.D. i është përgjigjur që nuk quhej ashtu siç artikulonte ai, por më pas autori i ngjarjes ka insistuar përsëri nëse ndonjë nga pjesëtarët e tavolinës quhej “Goli” (sipas tyre).

Në këtë moment ka ndërhyrë i pranishmi tjetër i tavolinës, shtetasi me iniciale B.V., i cili i ka thënë se në atë tavolinë nuk kishte asnjë person me atë emër. Pas përfundimit të kësaj bisede, tre personat e lartpërmendur kanë shpjeguar se autori ka hyrë brenda lokalit, dhe menjëherë kanë dëgjuar të shtëna arme.

Po ashtu, ata kanë pohuar më tej se ky person (autori), ka dalë përsëri nga lokali dhe ka artikuluar fjalët që asnjë person të mos lëvizte, dhe e ka shoqëruar këtë fjali edhe me sharje. Të ndodhur në këto kushte, ata kanë deklaruar më pas se janë larguar për në banesat e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

WhatsApp sjell opsionin e ri që ju lejon t'i mbani bisedat sekrete
Argjiro +

WhatsApp sjell opsionin e ri që ju lejon t’i mbani bisedat sekrete

01/12/2023
Paralajmërimi i Harvardit: Mos hani shpesh pilaf
Argjiro +

Paralajmërimi i Harvardit: Mos hani shpesh pilaf

15/11/2023
Çifti italian thyen rekord: Dasmë dhe divorc brenda 24 orëve
Argjiro +

Çifti italian thyen rekord: Dasmë dhe divorc brenda 24 orëve

26/10/2023
Këto shenja horoskopi “lënë kokën” pas ditëve me shi
Argjiro +

Këto shenja horoskopi “lënë kokën” pas ditëve me shi

18/10/2023
Studentja shqiptare diplomohet në Harvard, shkon në ceremoni me kostum popullor
Argjiro +

Studentja shqiptare diplomohet në Harvard, shkon në ceremoni me kostum popullor

06/09/2023
bankat, kredite, banke, para, depozita bankare
Argjiro +

Çfarë bëjnë bankat me paratë tona!

11/08/2023

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Përsëri ai, përsëri Edi

Edi Rama do qeverisë përmes inteligjencës artificiale, në pranverë ndryshimet në PS

09/12/2023
Makina merr flakë në rrugë

Makina merr flakë në rrugë

09/12/2023
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al