• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tërmeti në Turqi, Erdogan: Të gjitha mjetet u mobilizuan për të ndihmuar njerëzit

31/10/2020
Tërmeti në Turqi, Erdogan: Të gjitha mjetet u mobilizuan për të ndihmuar njerëzit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se vendi ka mobilizuar të gjitha mjetet në dispozicion për të ndihmuar njerëzit e prekur nga tërmeti i fuqishëm, transmeton Anadolu Agency.

Presidenti Erdoğan tha se qeveria, së bashku me ministrat dhe të gjitha institucionet, po bën të gjitha përpjekjet për të shpëtuar njerëz të cilët kanë mbetur nën rrënojat e ndërtesave të shembura, si dhe për të ndihmuar të gjithë të prekurit nga tërmeti.

“Ne kemi mobilizuar të gjitha mjetet në dispozicion në mënyrë që përpjekjet e shpëtimit të përfundojnë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai. Të paktën 17 persona humbën jetën dhe mbi 700 të tjerë u plagosën si pasojë e tërmetit 6,6 ballë që ka goditur qytetin Izmir.

“Në mesin e të plagosurve, 5 janë në operacion, 8 janë në njësitë e kujdesit intensiv. Tani për tani, operacionet e kërkim-shpëtimit po zhvillohen në 17 ndërtesa të dëmtuara”, tha Erdoğan.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke gjithashtu dërgoi 48 punonjës, 16 automjete dhe një kuzhinë të lëvizshme e cila ka kapacitetin për të shërbyer mbi 25 mijë persona.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) gjithashtu bëri të ditur se 960 çadra, 4.500 batanije dhe 3.672 shtretër u dërguan në rajon.

Gjithashtu u bë e ditur se ndihma emergjente prej 5 milionë lirash turke (rreth 600.000 dollarë) u dërguan në rajon nga Ministria e Familjes, Punës dhe Shërbimeve Sociale.

Më vonë, AFAD njoftoi se një tërmet tjetër 5,1 ballë goditi Detin Egje, 20 kilometra larg rrethit Kuşadası të provincës turke Aydin.

Related Posts

Parlamenti Evropian: Jo “marrëveshje” me çdo çmim me SHBA-në
Planet

Parlamenti Evropian: Jo “marrëveshje” me çdo çmim me SHBA-në

11/07/2025
Shembet gropa e rërës që hapi për të luajtur, ndërron jetë 17-vjeçari në Itali
Lajme

Shembet gropa e rërës që hapi për të luajtur, ndërron jetë 17-vjeçari në Itali

11/07/2025
Mostrat e marra nga sonda “Chang’e-6” sjellin njohuri të thella mbi evolucionin e anës së pasme të Hënës
Planet

Mostrat e marra nga sonda “Chang’e-6” sjellin njohuri të thella mbi evolucionin e anës së pasme të Hënës

11/07/2025
Donald Trump Show
Planet

“Nga 1 gushti, tarifa të reja doganore prej 35% për Kanadanë”/ Trump i dërgon sot një letër BE-së  

11/07/2025
Femrat nuk durojnë dot më karantinën, plazh toples në Golem (FOTO)
Kryesore

Dhoma Amerikane: Turizëm pa ujë të pijshëm, me ujëra të zeza dhe landfille që digjen

10/07/2025
Veliera pëson defekt në Gjirin e Gramës, 3 persona rrezikojnë jetën (VIDEO)
Kryesore

Veliera pëson defekt në Gjirin e Gramës, 3 persona rrezikojnë jetën (VIDEO)

10/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Parlamenti Evropian: Jo “marrëveshje” me çdo çmim me SHBA-në

Parlamenti Evropian: Jo “marrëveshje” me çdo çmim me SHBA-në

11/07/2025
Shembet gropa e rërës që hapi për të luajtur, ndërron jetë 17-vjeçari në Itali

Shembet gropa e rërës që hapi për të luajtur, ndërron jetë 17-vjeçari në Itali

11/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al