Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë ka goditur veriun e Shqipërisë mbrëmjen e sotme, ndërsa është ndjerë në disa qytete. Sipas IGJEUM, epiqendra e tërmetit ka qenë në Fushë Arrëz dhe me thellësi 10 km. Tërmeti është ndjerë në Pukë, Shkodër, Kukës, Has dhe Tropojë. Nuk raportohet për dëme nga kjo lëkundje sizmike.