Kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi në Facebook, ka thënë se ndihma për Shqipërinë po vijnë edhe nga vendet fqinje.
Sa i përket Greqisë, ai tha se aktualisht kanë kaluar kufirin në Kakavijë forca greke.
“Një autokolonë forcash nga Greqia kanë kaluar kufirin e Kakavijës”, tha kryeministri Edi Rama teksa shprehu ngushëllime për familjet e viktimave, si dhe deklaroi se vijon operacioni i shpëtimit për të gjetur të mbijetuar nën rrënoja.