Ditë tragjike kjo për të gjithë kombin shqiptar, që është solidarizuar me dëmet fatale të tërmetit të fortë që goditi sot Shqipërinë. Mes 15 viktimave dhe qindra të plagosurve, humb jetën edhe një polic. Ai është kryekomisari Bajram Hajdarmataj.
Hajdarmataj, ndodhej në godinën e Kavalishencës, aty ku po zhvillonte një kurs trajnimi. Ai ka shërbyer si pedagog në Akademinë e Sigurisë, dhe njihet si një nga drejtuesit ekselent në Policinë e Shtetit. Ai u nxorr i pajetë nga rrënojat e Kavalishencës vetëm pak më herët, nga vetë kolegët e tij.