“Tërmet” te Juventusi. Klubi italian po kalon momente të vështira në aspektin menaxherial dhe sportiv. Vitet e fundit kanë qenë zhgënjyese për tifozët e bardhezinjve, ndërkohë që sot ka ardhur dorëheqja e drejtuesve të lartë. Gjithë bordi drejtues kanë paraqitur dorëheqjet e tyre nga drejtimi i rekordmenëve të futbollit italian pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme. Mes të larguarve janë edhe presidenti Andrea Agnelli, CEO Maurizio Arrivabene dhe zv presidenti Pavel Nedved.