Në takimin me kryeministrin Edi Rama në Pogradec, kryetari i Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi, ka prezantuar arritjet e tij prej vitit 2011. Ai ka thënë se kur nisi punën si kryetar, bashkinë e gjeti pa letra fare. Peçi tha se e kishte të vështirë të rendiste 5 projekte sepse janë shumë. “Mbështetja e qeverisë ka qenë e paimagjinueshme. Janë investuar 78 milionë dollarë. Jo vetëm rilindje urbane, por edhe rilindje rurale” tha kryetari i Bashkisë Tepelenë. ©argjiroja.net