Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shprehet i bindur se kryeministri Edi Rama ishte tërësisht në dijeni të dënimit në Itali të kryebashkiakut të zgjedhur të Shkodrës, Valdrin Pjetri.
Sipas Bashës, pavarësisht të kaluarës kriminale, Rama sërish e dërgoi në Shkodër sepse “Pjetrin e donte atje për të garantuar rrugët ndërkombëtare të trafikut të drogës dhe qenieve njerëzore”.
Në një deklaratë për mediat të mbajtur në selinë blu, lideri i opozitës ka renditur emrat e kryebashkiakëve të tjerë socialistë që sipas tij janë me rekorde kriminale. Pjesë e listës me 17 kryebashkiakë janë edhe Termet e Peçi në Tepelenë dhe Klement Ndoni në Këlcyrë.
“Tërmet Peçi në Tepelenë, Klement Ndoni, të arrestuar në falgarncë bga policia dhe të ndjekur nga prokuroria për qindra kilogramë kanabis. Në krye të pushtetit lokal Rama po mundohet të imponojë sot përfaqësues të krimit dhe të pakicës kudo në Shqipëri”, tha Basha.