• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tërhiqet qeveria, nuk ka penalizim për mësuesit ngelës në provimin për rritje page

03/03/2021
Tërhiqet qeveria, nuk ka penalizim për mësuesit ngelës në provimin për rritje page

Pas një viti pune në kushte të vështira pandemie, por edhe përshtatjeje me teknologjinë, qeveria ka vendosur t’i “shpërblejë” mësuesit duke hequr sanksionet në provimin për shtesën në pagë.
Në fund të muajit shkurt, ekspertët e Ministrisë së Arsimit kanë hartuar një udhëzim të ri, të cilin kanë vendosur ta publikojnë këto ditë.

UDHËZIMET

Thelbi i ndryshimit është te mundësia e përsëritjes së provimit, e cila zgjerohet pafundësisht, nga vetëm një herë me udhëzimin e vitit të shkuar. Ky i fundit e vinte nën presion dhe në jo pak raste e nxirrte jashtë loje mësuesin, duke vënë në rrezik vendin e punës. Ai mund të testohej vetëm dy herë dhe pezullohej nga detyra nëse nuk merrte pikët kaluese.

“Kandidatët, për të gjitha kategoritë e kualifikimit profesional, që futen në procesin e kualifikimit, duke filluar nga ky vit, në rast se nuk e kalojnë me sukses provimin, e rijapin provimin detyrimisht në sesionin pasardhës. Kandidatët që nuk paraqiten në provim ose nuk e përfundojnë provimin konsiderohen që nuk e kanë kaluar me sukses atë.

Kandidatët, në rast se nuk e marrin provimin dhe në sesionin pasardhës, pezullohen nga detyra deri në momentin e kalimit të provimit me sukses”, citohet në udhëzimin e vjetër, i cili ndërpret automatikisht marrëdhëniet financiare të mësuesit ngelës, duke e shpallur vendin e tij të lirë, çka rrit jo vetëm përpjekjet për të marrë provimin, por edhe orvatjet për të gjetur një punë të re.

Udhëzimi i ri e thjeshtëzon procesin e madje edhe u jep mundësinë të ritestohen kundrejt sigurimit të një rezultati më të lartë, i cili shënohet në certifikatën e lëshuar në fund.

“Kandidati ka të drejtë të hyjë në procesin e skualifikimit për çdo kategori dhe në rast se nuk e kalon me sukses provimin, hyn në provim në sesionin pasardhës. Kandidati që e ka fituar kategorinë e kualifikimit dhe ka dëshirë të përmirësojë rezultatin, mund të futet në provimin pasardhës”.

Ministria e Arsimit ka shtruar infrastrukturën për zhvillimin e provimit, por nuk ka ende një datë për realizimin e tij, ndonëse zakonisht bëhej në muajt mars-prill. Pandemia, si shumëçka tjetër, ka vështirësuar edhe këtë proces. Sakaq, në faqen zyrtare të agjencisë së sigurimit të cilësisë në arsim janë publikuar programet orientuese, mbi të cilat duhet të mbështeten për të arritur rezultate të kënaqshme. Provimi për kualifikimin siguron, përveç rritjes profesionale, edhe shtesë mbi pagën bazë, e cila përllogaritet mbi 14 mijë lekë, pavarësisht kategorisë. Shtesa shkon nga 700 deri në 2800 lekë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Kryesore

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025
Kryesore

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
Rama: SPAK mos të bëjë gabim të kërkojë telefonin tim!
Kryesore

Bela bën “tërmet” në Fier, PS forcon mandatin e 12-të

12/05/2025
Tv grek: Rama drejt mandatin të katërt si kryeministër i Shqipërisë
Lajme

Tv grek: Rama drejt mandatin të katërt si kryeministër i Shqipërisë

12/05/2025
“Zhdukja” e Gaz Bardhit, analisti pyet zëdhënësin e PD: E kanë marrë peng?
Lajme

“Zhdukja” e Gaz Bardhit, analisti pyet zëdhënësin e PD: E kanë marrë peng?

12/05/2025
Përfundon numërimi në Finiq, fitore e pastër e PS
Lajme

Përfundon numërimi në Finiq, fitore e pastër e PS

12/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al