Vazhdojnë të mbërrijnë klandestinë nga vendet në konflikt drejt Shqipërisë. Një ditë më parë Policia e Tepelenës ka ndaluar në vendin e quajtur ‘Agjensia’ 4 klandestinë. Ata ishin dy shtetas nga Pakistani dhe dy nga Afganistani, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri përmes kufirit me Greqinë. Në përfundim të procedurave, shtetasit u proceduan me urdhër largimi vullnetar.
©ArgjiroLajm.net