• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tepelenë-Kakavijë, “rruga e vdekjes”, 4 viktima brenda një muaji

19/03/2017
Tepelenë-Kakavijë, “rruga e vdekjes”, 4 viktima brenda një muaji

Tre të plagosur vetëm gjatë fundjavës janë viktimat më të fundit në rrugën kombëtare Tepelenë-Kakavijë, në vendin e quajtur Kthesa e Picarit. Fatmirësisht, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën, por kjo rrugë mbetet vend i vazhdueshëm aksidentesh. Vetëm gjatë muajit shkurt, humbën jetën katër persona.

Rruga lidh doganën e Kakavijës me zonat e tjera të vendit, ndaj përballet me një fluks të rënduar të trafikut rrugor. Drejtuesit e mjeteve shprehen se tregohen të kujdesshëm në respektimin e Kodit Rrugor gjatë qarkullimit.

“Unë punoj si taksist dhe pjesën më të madhe të javës udhëtoj në drejtim të doganës së Kakavijes. Mund të them me bindje se asnjëherë nuk e kam shkelur Kodin Rrugor, ndaj kurrë nuk jam përfshirë në një aksident”,-  shprehet K. Shehu, drejtues i një  taksie. Por ka raste kur drejtuesit e mjeteve fajësojnë njeri-tjetrin për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe shkaktimin e aksidenteve. “Kam parë raste kur shoferët që qarkullojnë në këtë rrugë  nuk e respektojnë Kodin Rrugor, normat e shpejtësisë, etj, duke na rrezikur jetën edhe ne të tjerëve, si shkak i aksidenteve të mundshme”,- shprehet një drejtues mjeti nga Fieri.

Për strukturat e Policisë Rrugore në Gjirokastër shkaku kryesor i aksidenteve është pakujdesia e drejtuesve të mjeteve. Gjatë muajit shkurt 2017, blutë e rrugores vendosën 530 gjoba  për përdorimin e telefonit, mosvendosjen e rripit të sigurimit etj.

“Nëpërmjet postoblloqeve tona ne vazhdimisht u bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregohen të kujdesshëm gjatë ngarjes së makinës, por pakujdesia e tyre si dhe mosrespektimi i Kodit Rrugor vazhdojnë të shkaktojnë aksidente automobilistikë”,- thotë Blerim Berbati, drejtues i Policisë Rrugore, Gjirokastër. Blutë e qarkullimit vazhdimisht kanë organizuar nisma ndërgjegjësuese për respektimin e Kodit Rrugor për të ulur numrin e aksidenteve në rrugën kombëtare Tepelenë-Kakavijë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

“Emigron” ulliri, Italia po na lë pa vaj  (VIDEO)
Lajme

“Emigron” ulliri, Italia po na lë pa vaj (VIDEO)

11/12/2023
Mediat britanike: Bandat shqiptare “oferta” për festa, 5 mijë £ për kalim në Angli
Lajme

Mediat britanike: Bandat shqiptare “oferta” për festa, 5 mijë £ për kalim në Angli

11/12/2023
“Nuk blejmë dot asgjë”, pensionistët në Sarandë të pakënaqur me shpërblimin 5 mijë lekë (VIDEO)
Kryesore

“Nuk blejmë dot asgjë”, pensionistët në Sarandë të pakënaqur me shpërblimin 5 mijë lekë (VIDEO)

11/12/2023
Kryesore

OMONIA: Rama tani është lakuriq, po shantazhon BE-në. As nga aleati i tij Erdogan nuk po merr mësime

11/12/2023
Gazetari nga Athina: E majta greke s’merret me Belerin, Mitsotakis kërkon vota, Rama po luan shah
Kryesore

Gazetari nga Athina: E majta greke s’merret me Belerin, Mitsotakis kërkon vota, Rama po luan shah

11/12/2023
“S’krahasohet çështja Beleri me atë të luftës”, Xhufi: Këto lojëra acarojnë situatën
Lajme

“S’krahasohet çështja Beleri me atë të luftës”, Xhufi: Këto lojëra acarojnë situatën

10/12/2023

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Moti i keq, ARRSH tregon gjendjen e rrugëve në vend

Ja çfarë ndodh me motin gjatë kësaj jave (VIDEO)

11/12/2023
Juglindja pushtohet nga dëbora dhe mjegulla, apeli për shoferët

Juglindja pushtohet nga dëbora dhe mjegulla, apeli për shoferët

11/12/2023
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al