• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tenderi për tunelin e rrugës Kardhiq-Delvinë, si përfundoi në SPAK ish-drejtoresha e ARRSH

26/10/2022
Tenderi për tunelin e rrugës Kardhiq-Delvinë, si përfundoi në SPAK ish-drejtoresha e ARRSH

Kur e dorëhoqën nga Autoriteti Rrugor Shqiptar si drejtoreshë, Sonila Qato që vinte nga një experiencë e shkurtër si Ministre e Shtetit për Sipërmarrjen shkruajti se qe e gatshme që eksperiencën, dijen dhe integritetin ta vinte “në dispozicion të çdo detyre tjetër” që mund t’i ngarkonte partia.

42 vjeçarja dukej e pandërgjegjshme në atë kohë për pasojat që do të kishte nga përplasja me një nga kompanitë më të mëdha të konçensioneve, Gjoka Construction.

Jo vetëm iu mbyll karriera në shtet, por tre vite më pas (26 Tetor) kaloi pragun e SPAK për t’u njohur me akuzën e shpërdorimit të detyrës në tenderin e lotit 7, të rrugës Kardhiq-Delvinë, me vlerë mbi 2 miliard e 332 milion lekë.

Tenderi për Gjoka Construction

Rruga Kardhiq-Delvinë është e gjatë 36.5 km dhe punimet janë ndarë në 8 lote dhe po aq tendera të ndryshëm. Për Lotin e 7 parashikohej ndërtimi i Tunelit të Skërficës me vlerë 2.3 miliard lekë (19 milionë euro).

Në garë u prezantuan 6 oferta. ARRSH shpalli fituese ofertën më të lartë me 18.9 milionë euro rreth 98.5 për qind të fondit të vënë në dispozicion nga qeveria.

Kompania me ofertën më të ulët, Gjoka Konstruksion, u ankua në Komisionin e Prokurimeve Publike dhe pretendoi se meritonte ta fitonte tenderin.

Më 9 korrik 2019, Komisioni i Prokurimeve Publike vendosi në favor të saj. Anuloi vendimin e ARRSH që drejtohej nga Qato dhe kërkoi që brenda 10 ditëve fituesi i tenderit të shpallej Gjoka Konstruksion.

Këmbëngulja e Qatos kundër Gjoka Construction

Autoriteti Rrugor Shqiptar, që drejtohej nga Sonila Qato nuk e zbatoi vendimin për ta shpallur fituese Gjoka Construction për lotin e Kardhiq-Delvinë, siç vendosi Komisioni i Prokurimeve Publike.

Qato vendosi të nxjerrë një arsye tjetër se përse kjo kompani nuk duhej të fitonte tendering. Dhe këtë e bëri në media.

Më herët, Gjoka Konstruksion kishte fituar kontratën e ndërtimit të rrugës së Arbrit. Punimet u deklaruan se kishin ecur me shpejtësi dhe në bazë të dokumentave që dorëzoi në shtet për ecurinë e punimeve, kompania kishte përfituar pagesën e parë prej 2.5 miliard lekësh.

Por në media dolën dokumenta që tregonin se ARRSh kishte konstatuar faktin se kompania kishte falsifikuar deklaratat e punimeve në disa segmente.

Deklaratat e rreme, sipas ARRSH ishin bërë për plotësuar kriteret për fitimin e tenderit për lotin 7 të rrugës Kardhiq – Delvinë.

Dokumenti u publikua nga Balkanweb, dhe mban datën 22 gusht 2019, shkruan: “Dokumentacioni i paraqitur nga operatori Gjoka Konstruksion sha paraqet të dhëna të rreme e të pasakta. Punimet e marra përsipër nga Gjoka Konstrusion nuk kanë përfunduar sipas kontratës. Ka zëra punimesh, të cilat janë pasqyruar në situacionin përfundimtar si të përfunduara, por në fakt janë të parealizuara”.

Në të njëjtën ditë që doli dokumenti, Balluku anuloi tenderin e lotit të 7 të rrugës Kardhiq-Delvinë, miliardat e të cilit po nxirrnin të palarat e rrugës së Arbrit.

Përqafimet e Ramës me Rrok Gjokën

Një video inspektimi e Ramës në rrugën e Arbrit e shfaq kryeministrin teksa përqafohet dhe bën humor me biznesmenin Rrok Gjoka. Video mund të shihet KËTU.

Ishte viti 2018, thuajse një vit para se Gjoka të ankohej për manipulimin e tenderit Kardhiq-Delvinë.

Përplasja e Sonila Qatos me biznesmenin tregoi se në rrugën e Arbrit nuk kishte asgjë për të qeshur. Pavarësisht se çfarë deklarohej apo shkruhej në dokumenta, punimet nuk shkuan sipas afateve.

Madje pasi Rruga e Arbrit u inaugura në Nëntor të vitit 2021, tunelet u mbyllën sërish. Në disa segmente nuk ishin kryer punimet deri në fund, pavarësisht daulleve të fushatës.

Dokumentat që dolën nga sherri Qato-Gjoka shërbyen për të kuptuar se qeveria ishte në dijeni të problemeve, por bëri një sy qorr.

Çfarë ndodhi me Sonila Qaton

Tre ditë pasi dolën në media dokumentat denoncuese për kompaninë Gjoka Construction, Sonila Qaton e dorëhoqën.

“Vetëm pak ditë më parë jam akuzuar nga një kompani lidhur me një procedurë, të cilën unë e gjykoj plotësisht të drejtë dhe ligjore,” deklaroi Qato në faqen e saj në Facebook. “…jam edhe në pamundësi normaliteti në një punë,” vijoi më tej deklarata e saj.

Kuptohet se urdhri për të lënë zyrën kishte ardhur nga lart.

Në Janar Kontrolli i Lartë i Shtetit njoftoi se kishte kapur në shkelje të ligjit ish-Drejtoreshën dhe 3 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për procedurat e tenderimit për tunelin e rrugës Kardhiq-Delvinë.

Pas gati 3 vitesh, SPAK i lexoi akuzën për shpërdorim detyre.

Qato u bë shembull. Njësoj si parti, edhe në abuzimet e tenderave ka një hierarki. Shkeljet tek e para edhe mund edhe të të falen, por nëse shkel rregullat e të dytës, pasojat janë të pashmangshme./Lapsi.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Rama: Demokratët të votojnë si socialistët në ’92, për fëmijët e tyre
Kryesore

Memorandumi i Kuçit, Rama zbulon sa mandate fiton PS

08/05/2025
Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës
Kryesore

Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

08/05/2025
Me Piro Dhimën dhe Anila Dhimitrin, Kumbaro mbyll fushatën në Përmet e Këlcyrë
Kryesore

Me Piro Dhimën dhe Anila Dhimitrin, Kumbaro mbyll fushatën në Përmet e Këlcyrë

08/05/2025
Kryesore

Berisha: Në kohën time kishte parcela me kanabis vetëm në Lazarat

08/05/2025
Zegjineja: Gazo ka dal deti këtu, ti s’di as not, shyqyr që ke komerdaren e bababufit që të futi në listë të mbyllur
Kryesore

Zegjineja: Gazo ka dal deti këtu, ti s’di as not, shyqyr që ke komerdaren e bababufit që të futi në listë të mbyllur

07/05/2025
“Ju jeni të gjithë bashkë kundër emigrantëve”, Lapaj-Ramës: Ki burrëri, mos gënje për votën e diasporës!
Kryesore

Pas arrestimit të Isufajt në Sarandë reagon Lapaj: Nuk përfaqëson më koalicionin tonë, nuk ka metodë të ish-Sigurimit të Shtetit që na ndal!

07/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Rama: Demokratët të votojnë si socialistët në ’92, për fëmijët e tyre

Memorandumi i Kuçit, Rama zbulon sa mandate fiton PS

08/05/2025
Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

08/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al