Drejtoria Arsimore Rajonale Gjirokastër ka zhvilluar së fundi një tender për blerje të mjeteve didaktike mësimore për institucionet e arsimit parauniversitar në rrethin e Gjirokastrës. Mjetet janë për lëndët Matematikë, Fizikë, Biologji dhe Kimi.
Ndërsa fondi i shpenzuar kap vlerën rreth 5.3 milionë lekë të vjetra pa TVSH. Firma fituese që do të sjellë në Gjirokastër këto materiale është nga Vlora. Në vitin e ardhshëm Drejtoria Arsimore Rajonale Gjirokastër do të shkrihet si institucion, për të mbetur thjesht një zyrë arsimore e Bashkisë Gjirokastër.
©ArgjiroLajm.net