• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Teatri, teatri”… por si e shiti Berisha “Hotel Dajtin”, që është i shpallur Monument Kulture

20/05/2020
“Teatri, teatri”… por si e shiti Berisha “Hotel Dajtin”, që është i shpallur Monument Kulture

Nga Ardit Rada

Tashmë nuk ka asnjë dyshim se çështja rindërtimit të Teatrit Kombëtar me dimensione të tjera është kthyer në një çështje politike. Ky zhvillim i beftë me gjasë do të vijoj të mbetet temë e debatit për disa muaj, ose së paku deri në gjetjen e një kauze më të madhe nga ana e opozitës. Teksa palët kanë dhënë argumentet e tyre, duket se godina nuk ka përmbushur ndonjë kriter për ta çuar protestën deri në përplasje fizike. Një nga pikat që protestuesit i janë shmangur prej kohësh është çështja e statusit të Teatrit Kombëtar. Injorimi që iu bë nga qeveria e vitit 2007 duke e lënë jashtë listës së Monumenteve të Trashëgimisë Kulturore duket se i vë kapak të gjithave. I plotësonte apo jo godina kriteret për t’u shpallur e tillë, për të duhet pyetur komiteti i vlerësimit të kohës. Por që ministrat e asaj kohe, sot gjenden në mos në krye, në anë të protestës kundër rindërtimit të tempullit të dramës dhe komedisë.

Sot, qindra mbështetës të opozitës dhe njerëz të pakënaqur me ngjarjen e 17 majit protestojnë para Galerisë së Arteve. E thënë ndryshe, më pak se 30 metra Hotel Dajtit. Në po të njëjtin vit kur Teatri u la jashtë liste, hoteli në fjalë u shpall Monument i Trashëgimisë Kulturore, i llojit “Arkitekturë”. Për ata që duan të gërmojnë më tej, objekti në fjalë është miratuar me numrin 122, më 5 mars të 2007.

Tre vite më pas, ish-kryeministri Sali Berisha firmosi aktin final që do të sillte degradimin e plotë të këtij monumenti. Në maj të 2010-ës, Këshilli i Ministrave nxori një VKM, ku lajmëronte shitjen e Hotel Dajtit.

Dhe jo vetëm kaq. Shitja e ish-hotelit më të vjetër e më të njohur të luksit në Shqipëri nga qeveria Berisha u shoqërua me polemika të mëdha pasi nuk u bë me tender. Banka e Shqipërisë që drejtohej nga Ardian Fullani e bleu hotelin përmes një kontrate shitje të drejtpërdrejtë, e cila u cilësua në atë kohë nga ekspertë të ndryshëm si shkelje e hapur ligjore. Objekti pësoi degradim dhe fatura e rikonstruksioni të tij sipas sipas të dhënave të bankës qëndrore rezulton 18 milione euro, dy milionë euro më shumë se parashikimi fillestar i projektit.

Kalvari që kaloi më pas kjo godinë dihet. Rrënim total, rrethim herë me llamarina e herë me lecka. Premtime pa fund nga blerësi, që ishte Banka e Shqipërisë, së rikonstruksioni do të përfundonte për dy vite. Dhe këto dy vite premtoheshin çdo dy vjet…

Por a ka rëndësi debati për Hotel Dajtin 10 vite më pas? Sigurisht që po teksa sheh ‘capolavoron’ e Gherado Bosios të të lënë në harresë. Madje edhe nga ata që sot bërtasin “Teatri, teatri”… Askush nuk ngriti zërin për shifrën qesharake prej 30 milionë eurosh që BSH e bleu “Grand Dajtin”. Dhe kjo shifër për çudi të të gjithëve përkonte me buxhetin që Sali Berisha u shpërndau pensionistëve për gjelin e Vitit të Ri.

A ka rëndësi vetë Hotel Dajti si pasuri shpirtërore, kulturore dhe materiale për shqiptarët? Mjafton të kujtojmë se ka qenë vepër e Bosios dhe e Gio Pontit, i konsideruar si babai i dizajnit modern evropian. Për vitet 40 kur dhe përfunduan punimet, ishte një nga më të lakmuarit në Ballkan. I vlerësuar si një nga simbolet e turizmit shqiptar, madje është parë edhe si fole e spiunazhit të huaj gjatë diktaturës. Vetëm kaq do të mjaftonte të kthehej në muze fjala bie, por jo në gërmadhë.

Përtej këtyre, a do të vlente qoftë edhe si hotel apo pasuri publike? Ai ka 10.240 metra katrorë, plot 85 dhoma që dikur mbanin 124 shtretër. Restorant, sallë balloje dhe ambiente për konferenca. Llogaritë bëjini vetë.

Ndaj, sot kush proteston për Teatrin, mjaft t’i hedhë sytë 30 metra më tej. Mbase bredhat e lartë nuk lejojnë ta shohësh perlën e bulevardit, por ‘pasioni’ për monumentet e Kulturës dhe ndërtesat e fashizmit duhet t’ua ngrejë qimet përpjetë. Dhe mbase binden ta zhvendosin protestën pas Hotel Dajtit. Tek ish-SHQUP./ JavaNews.al

Fjalë Kyce: që është i shpallur Monument Kultureteatri”… por si e shiti Berisha “Hotel Dajtin”“Teatri
Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIRO" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Unë jam Tirja, kam dy fjalë për vete e për ty nga shtylla e turpit!
Blog

Unë jam Tirja, kam dy fjalë për vete e për ty nga shtylla e turpit!

13/01/2021
Vandalët që dhunuan Tiranën, e kanë me ne të gjithë
Blog

Arena e cirkut me vaksinën

12/01/2021
Shqipëria kthehet epiqendra në vëmendjen botërore për zgjidhjen e një konflikti ku dështoi Gjermania, Franca, SHBA e shumë të tjerë
Blog

Shqipëria kthehet epiqendra në vëmendjen botërore për zgjidhjen e një konflikti ku dështoi Gjermania, Franca, SHBA e shumë të tjerë

11/01/2021
“Historia ime”, me disa ministra që çoheshin nga restorantet pa paguar
Blog

“Historia ime”, me disa ministra që çoheshin nga restorantet pa paguar

11/01/2021
1997
Blog

1997

11/01/2021
Vrasja e Klodian Rashës nga policia, Basha: Përgjegjës janë Edi Rama dhe Sandër Lleshaj
Blog

Basha është i frikshëm… por vetëm me listat

11/01/2021

 

 

 

 

 

Te fundit

Erdogan bën ‘paqe’ me Macron, shkëmbejnë letra me njëri-tjetrin

Erdogan bën ‘paqe’ me Macron, shkëmbejnë letra me njëri-tjetrin

15/01/2021
Probleme te Milani, lëndohen dy yjet e skuadrës

Probleme te Milani, lëndohen dy yjet e skuadrës

15/01/2021
Atentati që tronditi Athinën, flet djali i shqiptarit të ekzekutuar: Ngjarja ndodhi për një borxh 600 euro (VIDEO)

Atentati që tronditi Athinën, flet djali i shqiptarit të ekzekutuar: Ngjarja ndodhi për një borxh 600 euro (VIDEO)

15/01/2021
Basha: 25 prillin do ta kurorëzojmë me një fitore të thellë të opozitës

Debati në ‘Opinion’, pyetjet që Basha la pa përgjigje

15/01/2021
Aksident i frikshëm në Greqi, makina futet brenda një dyqani! Shpëton mrekullisht shoferi

Aksident i frikshëm në Greqi, makina futet brenda një dyqani! Shpëton mrekullisht shoferi

15/01/2021

Media online e pavarur, që synon të informojë me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të vendit. Për marketing dhe çdo informacion tjetër nga shkruani në [email protected]

Follow Us

Facebook Instagram Youtube

Shfleto sipas kategorisë

  • Argjiro +
  • Blog
  • Boterori 2018
  • Kryesore
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Më të lexuarat
  • Paparazzi
  • Para dhe Pushtet
  • Pikante
  • Planet
  • Sport
  • Uncategorized

Të fundit

Erdogan bën ‘paqe’ me Macron, shkëmbejnë letra me njëri-tjetrin

Erdogan bën ‘paqe’ me Macron, shkëmbejnë letra me njëri-tjetrin

15/01/2021
Probleme te Milani, lëndohen dy yjet e skuadrës

Probleme te Milani, lëndohen dy yjet e skuadrës

15/01/2021
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al