• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Të pathënat e mafies shqiptare në burgjet greke, kush janë të “fortët” që bëjnë ligjin në Korydalo

25/11/2021
Të pathënat e mafies shqiptare në burgjet greke, kush janë të “fortët” që bëjnë ligjin në Korydalo

Burgu i Koridhalos, më famëkeqi në Greqi, është institucioni ku vuajtja e dënimit është kthyer në një arenë të përgjakshme të larjes së hesapeve mes të burgosurve. Këtu të dënuarit kontrollojnë nga qelitë trafikun e drogës jashtë burgut dhe diktojnë veprimtari të tjera kriminale.

Në Nëntor 2018, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg tërhoqi vëmendjen për dhunën e ushtruar ndaj të burgosurve shqiptarë dhe atyre bullgarë në burgjet greke. Për këtë arsye, Greqia u gjobit me 110 mijë euro për keqtrajtimet që u bëhen të dënuarve.

Pavarësishtë kësaj, opinioni publik në Greqi është tronditur pas publikimit të përgjimeve të fenomenit të ashtuquajtur “Mafia e burgut të Koridhalos”.

Klodian Lekocaj, një i burgosur shqiptar në Koridhalo, përflitet në shtypin grek si personi që është në krye të “Mafies së burgjeve”.

Shumë vrasje në Athinë janë bërë me urdhër nga “Mafia e burgjeve” dhe që mediat greke i kanë vendosur emrin “kontratat e vdekjes”.

Shumë të burgosur shqiptarë, por edhe grekë, janë pjesë e “Mafies së burgjeve”. Disa prej tyre janë ekzekutuar me urdhër nga lart nga frika se mos “pendoheshin” dhe u tregonin hetuesve grekë kush fshihet prapa “kontratave të vdekjes”.

I tillë është edhe rasti i Arbër Bakos. Ai u vra në burgun e Koridhalos nga dy persona, njëri prej të cilëve shqiptar. Bako ka qënë I përfshirë në disa ngjarje kriminale dhe mendohet se ishte pjesë e “Mafies së burgjeve”.

“Unë nuk besoj se në burgjet greke vritesh se je shqipatrë. Në burgjet greke janë bandat të cilat urdhërohen nga brenda ose jashtë dhe bëjnë ekzekutime.

Është banda e mirditorëve, banda e jugorëve dhe banda e mallakastëriotëve të cilët urdhërojë por edhe ekzekutojnë vrasje. Është edhe banda e ciganëve.

Të gjitha këto banda drejtohen nga njerëz të caktuar, ata kanë vrarë masivisht njëri-tjetrin, kanë vrarë dëshmitarë kyc në procese kundër botës së krimit në Greqi dhe fatëkeqësishtë vrasësit janë shqipatrë. Do të vecoja rastin e Arbër Bakos i cili ishte i implikuar në vrasjen e avokatit grek Mihalis Zafiropulos.

Ai tentoi ta shmangë përgjegjësinë për rastin e Zafiropulos dhe pikërisht Ibrahim Ibrahimi që ishte personi që pranoi autorsinë ishte ai që e vrau në burg duke e akuzuar se ishte spiun” u shpreh për Top Story gazetari Artur Bibe.

Vrasja e tij është filmuar nga kamerat e sigurisë në korridoret e burgut, ku duken dy persona që e godasin vazhdimisht me thika të improvizuara, teksa Bako përpiqej t’u largohej. Ai u dërgua në spital, por nuk mbijetoi.

Në të njëjtën kohë ka patur edhe shumë vrasje të tjera, në burgjet greke, të cilat kanë mbetur pa autorë. Në 27 dhjetor të 2018 u gjet i varur në spitalin psikiatrik të burgut të Koridhalosë Gëzim Shekaj. Ai ishte 33 vjec nga Vlora.

Ajo që zgjon dyshime është fakti se një i afërm i tij ka thënë se 33 vjecarit i janë injektuar gjilpëra prej të cilave ka gjetur vdekjen.

Po në 2018, një 35-vjeçar shqiptar u gjet i vdekur në qelinë e tij në burgun e Trikalas. Shkaqet janë mister edhe sot. Ndërkohë që në burgun e Koridhalos u vra një tjetër 31 vjeccari shqiptar.

“Duke filluar nga viti 2014 gjëndja ka qënë e rëndë. Situata ka qënë më e zezë në vitet 2018-2019 ku ka patur edhe më shumë viktima” u shpreh Shpëtim Zinxhiria, gazetar.

Related Posts

Laboratori i kokainës në Greqi, kush janë 3 shqiptarët e arrestuar
Kryesore

Laboratori i kokainës në Greqi, kush janë 3 shqiptarët e arrestuar

05/07/2025
Panik në Sarandë! Turisti nxjerr thikën dhe terrorizon pushuesit
Kryesore

Lëvizte me thikë në Sarandë, nën hetim turisti italian

05/07/2025
Atentati/ Ekzekutohet me armë 43-vjeçari në Greqi
Kryesore

Atentati/ Ekzekutohet me armë 43-vjeçari në Greqi

05/07/2025
Radhë kilometrike në Qafë Botë, 14 doganierë grekë të arrestuar për korrupsion
Kryesore

Radhë kilometrike në Qafë Botë, 14 doganierë grekë të arrestuar për korrupsion

05/07/2025
Afera e Bankers/ CEO kinez dhe ish-drejtori Leonidha Çobo mbërrijnë në Gjykatën e Fierit
Kryesore

Afera e Bankers/ CEO kinez dhe ish-drejtori Leonidha Çobo mbërrijnë në Gjykatën e Fierit

05/07/2025
Trafiku i klandestinëve, 7 të arrestuar në Gjirokastër, finalizohen dy operacione (VIDEO)
Kryesore

Trafiku i klandestinëve, 7 të arrestuar në Gjirokastër, finalizohen dy operacione (VIDEO)

05/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

05/07/2025
Aksident në aksin rrugor Elbasan-Peqin, përplasen dy makina, plagosen drejtuesit

Aksident në aksin rrugor Elbasan-Peqin, përplasen dy makina, plagosen drejtuesit

05/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al