• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Të pathënat e krimit që tronditi Gjirokastrën dhe pse dëshmia e parë e Mihal Thimjos duket e stisur

06/08/2020
Të pathënat e krimit që tronditi Gjirokastrën dhe pse dëshmia e parë e Mihal Thimjos duket e stisur

Mihal Thimjo, 33-vjeçari nga Derviciani, që është arrestuar për vrasjen e Gëzim Saraçit nga Gjirokastra, ka dhënë dëshminë e tij të parë para grupit hetimor. Ai tregoi se 57-vjeçarin e goditi me shufër hekuri për t’u vetëmbrojtur pas sherrit në makinë. Dëshmia e Mihal Thimjos është e dyshimtë dhe ngjan të jetë e stisur në atë mënyrë, për të fshehur motivet e vërteta të krimit me shpresën se do të lehtësojë pozitat e tij përballë gjykatës. Por le të analizojmë çfarë ka thënë Thimjo.

“Gëzim Saraçi më preku në nder. Më goditi kur i thash se ne kaurët  jemi të zotët të bëjmë lekë me djersë. Askujt nuk i kemi vjedhur si juve. Ai u bë si bishë, donte të më përpinte të gjithin. Më tha ti ke vilë trekatëshe, unë nuk kam. I thashë mos më sha, nuk dëgjoi dhe më qëlloi. Unë u mbrojta, e kishte tepruar me pijen në restorant, por nuk ishte i dehur. As unë nuk isha i dehur. Unë u vetëmbrojta, s’kishte rrugë tjetër”, mësohet të ketë thënë 33-vjeçari.

Pikërisht këto fjalë ngrenë dyshime se Thimjo kërkon të paraqitet si viktimë e dhunës dhe racizmit të Gëzim Saraçit. Pra, ai ishte i detyruar ta kryente krimin sepse sipas tij, Gëzim Saraci, e fyejti nga përkatësia e tij etnike e fetare. “Kaur” është një term pezhorativ që për inerci të së shkuarës përdoret edhe sot për t’iu referuar kryeisht ortodoksëve grekë në Shqipëri e matanë kufirit. Shekuj më parë e përdornin osmanët për t’iu referuar me përbuzje atyre që nuk ishin të fesë islame. Dëshmia e Mihal Thimjos “fut ujë” për disa arsye.

E para, vrasësi dhe viktima kishin një miqësi disa vjeçare mes tyre. Si mundet të funksiononte kjo miqësi kur njëri përbuzte tjetrin për shkak të etnisë e besimit fetar? E dyta, ata kishin drekuar së bashku tek një restorant në Poliçan. Si mundet që Mihal Thimjo të qëndronte për drekë me dikë që ka ndjenja racizmi e armiqësie ndaj tij? E treta, nuk është sekret që Gëzim Saraçin dhe Mihal Thimjon përveç miqësisë i lidhte edhe diçka tjetër. Prej vitesh ata kërkonin së bashku thesare floriri në zonat malore të Gjirokastrës sipas legjendave e hartave të vjetra. Kishte një interes ekonomik mes tyre, që ndoshta mund të jetë arsyeja e vërtetë e krimit makabër. Kjo mbetet për t’u zbardhur nga hetimet e Prokurorisë. Dëshmia e Mihal Thimjos se ai ishte i detyruar ta vriste për vetëmbrojtje Gëzim Saraçin pasi “i preku nderin” duke e etiketuar si “kaur” e duke i shfaqur xhelozi për shtëpinë e tij trekatëshe apo “zotësinë në punë”, është më shumë një alibi. Avokatët mbrojtës apo familjarët e tij e kanë këshilluar Mihal Thimjon të japë pikërisht një dëshmi të tillë, me shpresën se mund të lehtësojë pozitat e tij për këtë krim dhe të fitojë pse jo një lloj mbrojtje politike a publike si minoritar, ndonëse ka zëra që thonë se origjina e tij është thjesht nga Lunxhëria. Por kjo është histori tjetër dhe s’ka fare rëndësi në këtë moment.

Natyrisht që është e drejta e avokatëve të Mihal Thimjos të zgjedhin strategjinë e tyre të mbrojtjes në gjykatë, por Prokuroria e Gjirokastrës duhet t’i hetojë me kujdes të gjitha pistat për të zbardhur krimin makabër. Nuk përjashtohet as mundësia që Gëzim Saraçi të jetë nxehur me mikun e tij Mihal Thimjo, ta ketë ofenduar nga përkatësia etnike apo fetare, por zor të besosh se kjo ka ndodhur kur mes tyre ka pasur një miqësi të gjatë. Edhe nëse Saraçi ka reaguar ashtu siç pretendon Thimjo, ky i fundit nuk mund ta vriste për aq gjë, duke patur parasysh gjithmonë që mes tyre ekzistonte një miqësi e konsoliduar ndër vite.

Kush e vesh këtë krim me motive etnike apo religjoze, bën një krim tjetër akoma më të madh. Në Gjirokastër nuk vret e as të vrasin për etiketime “kaur”, “grek” etj. Për fat të mirë bashkëjetësa mes komuniteteve në këtë rajon është e shkëlqyer dhe raporti miqësor mes Gëzim Saraçit nga Picari e Mihal Thimjos nga Dropulli, është tjetër dëshmi e gjallë e kësaj harmonie fantastike që ne kemi. Ndiq paranë është një postulat i njohur në hetimet e kriminalistikës. Mbase kjo duhet patur parasysh edhe nga Prokuroria e Gjirokastrës. Por në këtë rast duhen ndjekur gjurmët e floririt, që veç miqësisë duket se ishte arsyeja më kryesore që mbante bashkë Gëzim Saraçin me Mihal Thimjon. Nëse do të ishte miqësi e vërtetë, nuk mund të përfundonte në një krim makabër thjesht për një fjalë goje.

©argjiroja.net 

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Rama: Demokratët të votojnë si socialistët në ’92, për fëmijët e tyre
Kryesore

Memorandumi i Kuçit, Rama zbulon sa mandate fiton PS

08/05/2025
Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës
Kryesore

Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

08/05/2025
Me Piro Dhimën dhe Anila Dhimitrin, Kumbaro mbyll fushatën në Përmet e Këlcyrë
Kryesore

Me Piro Dhimën dhe Anila Dhimitrin, Kumbaro mbyll fushatën në Përmet e Këlcyrë

08/05/2025
Kryesore

Berisha: Në kohën time kishte parcela me kanabis vetëm në Lazarat

08/05/2025
Zegjineja: Gazo ka dal deti këtu, ti s’di as not, shyqyr që ke komerdaren e bababufit që të futi në listë të mbyllur
Kryesore

Zegjineja: Gazo ka dal deti këtu, ti s’di as not, shyqyr që ke komerdaren e bababufit që të futi në listë të mbyllur

07/05/2025
“Ju jeni të gjithë bashkë kundër emigrantëve”, Lapaj-Ramës: Ki burrëri, mos gënje për votën e diasporës!
Kryesore

Pas arrestimit të Isufajt në Sarandë reagon Lapaj: Nuk përfaqëson më koalicionin tonë, nuk ka metodë të ish-Sigurimit të Shtetit që na ndal!

07/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Rama: Demokratët të votojnë si socialistët në ’92, për fëmijët e tyre

Memorandumi i Kuçit, Rama zbulon sa mandate fiton PS

08/05/2025
Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

08/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al