Një banakier i Starbucks ka marrë një bakshish rreth 80 mijë dollarë. 24-vjeçari Lenin Gutierrez, që punon në një pikë të lokalit të njohur në San Diego, i kërkoi një gruaje që i bëri porosinë që ta vendoste maskën.
Fillimisht e pyeti nëse kishte një maskë dhe para se ai t’i tregonte rregulloren e përcaktuar nga kompania, klientja nisi ta ofendonte.
Më pas klientja e identifikuar me emrin Amber Lynn Gilles i bëri një foto.
“Ju prezantoj me Lenen nga Starbucks që refuzoi të më shërbente, se nuk kisha maskë. Herën tjetër do të pres policë dhe do të sjell një sqarim mjekësor”, shkroi ajo në postimin e hedhur në Facebook.
Por shumë persona nisën të mbështesnin banakierin dhe të tregonin se ai veproi në mënyrën e duhur. Një prej tyre ishte edhe Matt Cowan, i cili nuk e njihte personalisht djalin në djalë, por hapi një faqe online ku mblidhen para në “GoFundMe” me emrin “Tips for Lenin Standing Up To A San Diego Karen”.
Qëllimi fillestar ishte të mblidheshin 1000 dollarë, por në më pak se një javë mijëra njerëz kanë dhuruar rreth 80 mijë dollarë.
Gutierrez thotë se do t’i përdorë paratë për të ndjekur ëndrrën e tij për t’u bërë kërcimtar.