Askush nuk pranon që të qendrojë në Gjirokastër, edhe rezervat e sezonit të shkuar kërkojnë ekipe të tjera. Luftëtari një zot e di se si do të përfaqësohet në kampionat në sezonin e ardhshëm, që është në “derë”.
Mësohet se krahash lojtarëve titullarë që thuasje janë larguar, po largohen edhe ata që kanë qenë rezrevë, në skuadra të Superiores, por edhe në Kategorinë e Parë.
Bluzinjtë duket se kanë në gjirin e tyre disa lojtarë nga rretrhet që kanë qenë në provë, por edhe të huaj, por edhe me ata nuk dihet se çfarë do të ndodhë, pasi skuadra ka një javë që nuk stërvitet. Por, nga klubi bluzi janë thuajse të larguar beratasi Erald Hyseni si dhe mesfushori tjetër Stiven Puci që e shohin veten mes Kategorisë së Parë dhe Superiores. Luftëtari rrezikon shumë, si asnjëherë tjetër ndoshta që nga periudha kur është themeluar si klub!