• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Të dorëhiqet ose shkarkoni Beso Brahimin! Magazina me 18 tonë ushqime të skaduara në Gjirokastër, është maskaradë dhe krim kolektiv

05/09/2018
AKU Gjirokastër është palë me bizneset që na helmojnë me produkte të skaduara

Nëse nuk do të ishte investigimi i emisionit ‘Stop’, tregtia e makaronave të skaduara do të vazhdonte. Magazina me 18 tonë makarona në Gjirokastër, që i përkiste subjektit ‘Vako Treg” Sh.p.k, do të vijonte punën e qetë, duke bërë para dhe duke helmuar konsumatorët. Të bësh biznes me 18 tonë ushqime të skaduara në mes të Gjirokastrës, natyrisht që duhet të kesh ‘shpatulla të ngrohta’, natyrisht që duhet të kesh fije që të lidhin me pushtetin. Ne nuk e dimë nëse kreu i AKU Gjirokastër, Beso Brahimi, ka qenë në dijeni këtij aktiviteti kriminal që merr jetë njerëzish me ushqime të skaduara. Ne nuk e akuzojmë dot Beso Brahimin nëse i ka ‘shkelur syrin’ këtij biznesi, për aq kohë sa nuk kemi fakte, por i kërkojmë vetëm një gjest moral: dorëheqjen!

AKU Gjirokastër ka dështuar në përmbushjen e misionit të saj për të mbrojtur konsumatorët. Të mos zbulosh një magazinë me 18 tonë ushqime të skaduara që ishin përhapur në shitoret dhe supermarketet e Gjirokastrës, është jo thjesht dështim spektakolar, por një krim kolektiv ndaj konsumatorëve. Nëse nuk do të ishte emisioni ‘Stop’, njerëzit e AKU Gjirokastër do të vazhdonin të merrnin rrogën e mbase ryshfetet, ndërsa ne do të hanim ushqimet e skaduara. Në fakt, shumë prej atyre ushqimeve edhe mbase i kemi ngrënë për gjithë këto kohë pasi subjekti ‘Vaka Treg’ Sh.p.k ka shumë kohë në treg. Nëse Beso Brahimi nuk dorëhiqet, duhet të veprojë Niko Peleshi me shkarkim të tij. Moralisht ai nuk mund të jetë më drejtor i AKU-së që kujdeset për shëndetin e konsumatorëve.

Një ditë më parë AKU Gjirokastër bllokoi dy restorante në Çarshovë të Përmetit, të cilët nuk plotësonin kushtet hiegjeno-sanitare. Bëri publike edhe emrat e subjekteve, si dhe gjobat përkatëse. Sigurisht që bëri shumë mirë. Por t’u hedhësh hi syve njerëzve duke bllokuar kioska nëpër fshatra, thertore të sajuara të ndonjë jabanxhiu dhe nga ana tjetër të tolerosh biznesin kriminal të magazinës me 18 tonë ushqime të skaduara, kjo është një maskaradë që nuk e kemi hak, as nga Beso Brahimi, as nga kreu i AKU-së, Agim Ismaili, as nga Edi Rama dhe nga askush tjetër. Mjaft se po na vrisni!

© ArgjiroLajm.net 

Related Posts

Hotelet në Sarandë e Ksamil “bëhen pishman”, nis ulja e çmimeve dhe fushatat në rrjetet sociale
Kryesore

Sarandë, familjarët kërkojnë trupin e pajetë të 65-vjeçarit: Dua ta varros, t’i bëj adetet e fundit. Institucionet ia pasojnë përgjegjësinë njëri-tjetrit

18/07/2025
Kryesore

Gjirokastër, djali denoncon në polici: Më ka humbur babai!

18/07/2025
Me doza kanabisi gati për shitje, 4 persona të ndaluar në Gjirokastër
Kryesore

Ndërtoi pa leje në tokën e një gruaje në Gjirokastër, shpallet në kërkim 65-vjeçari

18/07/2025
Lapaj thirrje Shabanit: Reflekto dhe mbaj premtimin e dhënë para zgjedhjeve
Kryesore

Lapaj thirrje Shabanit: Reflekto dhe mbaj premtimin e dhënë para zgjedhjeve

18/07/2025
Kryesore

Qeveria e re, Rama paralajmëron një Ministër Shteti për Inteligjencën Artificiale

18/07/2025
200 euro për dy shtretër dhe një çadër? Pothuaj secili turist do t’u tregojë gishtin e mesit
Blog

200 euro për dy shtretër dhe një çadër? Pothuaj secili turist do t’u tregojë gishtin e mesit

18/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Sanksionet e BE ndaj Rusisë, Medvedev: Ekonomia jonë do rezistojë, do intensifikojmë sulmet ndaj Ukrainës

Sanksionet e BE ndaj Rusisë, Medvedev: Ekonomia jonë do rezistojë, do intensifikojmë sulmet ndaj Ukrainës

18/07/2025
Sa pak mjafton sot për të zbuluar gjithçka për dy të panjohur!

Sa pak mjafton sot për të zbuluar gjithçka për dy të panjohur!

18/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al